• |
ide | kryesore

Meta: Paketa fiskale, tentativë fashiste

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Porti



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar si tentativë fashiste të qeverisë paketën fiskale. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kërcënimi i kryeministrit Edi Rama ndaj bizneseve për 10-fishimin e gjobave, është koha për t’i dhënë fund “bandës në qeverisje”.

“Shqetësimet më të thella për paketën fiskale të paraqitur nga qeveria. Kur vendi po kalon një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, sidomos prodhimin e punësimin. PL angazhohet të denoncojë me forcë në parlament e kudo këtë tentativë fashiste që kërcënon më tej përkeqësimin e klimës së biznesit përmes rritjes së dhunës e represionit. Mjafton kërcënimi fashist për 10-fishimin e gjobave nga Rama për të kuptuar dhe një herë tjetër se është koha për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj bande në qeverisjen e vendit që po varfëron qytetarët e kujton se mund të zgjasë ditët e saj përmes shantazhit ndaj biznesit e sipërmarrjes së ndershme duke 10-fishuar kostot e projekteve që ua jep oligarkëve e klientëve të vet”. Kështu u shpreh Meta.

Lexo më tej: Gabriel Escobar: Rama pasoja për amnistinë fiskale, institucionet të merren me korrupsionin e Berishës 

Lexo më tej: BE rikonfirmon qëndrimin kundër amnistisë fiskale: Rrezikon progresin! 

Lexo më tej: Bizneset kundër paketës fiskale, kërkojnë ulje të taksave 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *