• |
ide | kryesore

Meta: PD partia më e madhe, i takojnë kandidatët për bashkitë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, Koalicioni, berisha meta non grata, slogani



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi tha se Partia e Lirisë nuk do ketë kandidat për bashkinë e Tiranës pasi për kryeqytetin dhe disa qytete të mëdha është përgjegjësi e PD si partia më e madhe opozitare.

Sipas Metës, ka ikur koha kur kandidatet zgjidhen me zarfe.

“Marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar është një marrëveshje që i intereson të gjithë shqiptarëve. Primare dhe referendum. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri të plotë në rivendojen e pluralizmit rendit dhe heqjen dorë nga kandidatët e bashkive që caktoheshin me zarfa. Tani i vendosin simpatizantët dhe anëtarët në mënyrë transparente. Angazhimi i PD dhe PL për të ekzekutuar përfundimisht, një herë e përgjithmonë vullnetin e popullit shqiptar që është që nga 98 në Kushtetutë e që është bërë i pamundur deri tani përmes një ligji që bllokon referendumet. 

Nuk e di a do ketë kandidat nga Partia e Lirisë për Bashkinë e Tiranës. Sepse deri tani askush nga PL nuk më ka paraqitur kërkesën. Nëse ka dikush dëshirë patjetër. Por, kjo është një përgjegjësi për sa i takon Tiranës dhe disa qyteteve te tjera kryesore që i takon PD si partia më e madhe opozitare. Dhe, besoj se të gjithë në PL ndajmë këtë pikëpamje”. Kështu u shpreh Meta.

Lexo më tej: Meta-Ramës: Do ia fus projektligjet aty ku i shijojnë 

Lexo më tej: Meta: Paketa fiskale, tentativë fashiste 

Lexo më tej: Vendoset data e zgjedhjeve, votimet për bashkitë në 14 Maj 

Lexo më tej: Meta: Primare të përbashkëta me Partinë Demokratike 



1 Comment

  1. Po ky sikur tha qe partia e tij ka fuqi te fitoj kudo.
    Me ca po ben tani, po pranon qe partia e tij ka mar fund. U katandis si partia e nard ndokes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *