• |
ide | kryesore

Meta: Primare të përbashkëta me Partinë Demokratike

Arkiva



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është arritur marrëveshja. Kandidatët e PL-së do të përfshihen në primaret e përbashkëta me PD-në.
“Kemi kërkuar që procesi i primareve të realizohet sa më shpejt. Kudo ku ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë për komunitetin e tyre, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me PD-në dhe me parti të tjera të opozitës. E rëndësishme është që kandidatët të respektojnë njëri-tjetrin. Kushdo që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatin tjetër dhe jo për të shpalosur vizionin e tij, të përjashtohet nga gara”, tha Meta.

“Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë. I kam propozuar një emër zotit Berisha për kryetar të Parlamentit të Tiranës. Ai e priti me shumë kënaqësi. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak që do të dëgjojë qytetarët”, shtoi kreu i Partisë së Lirisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *