• |
ide | kryesore

Punonjësi i Olimpico pezullohet për një selfie me Osimhen: “Do të të gjej një punë”

-Instant, Sport
Osimhen



Pezullohet dhe ndalohet të shërbejë më kur luan Roma. E gjitha për shkak të një selfie me Victor Osimhen. Historia daton në mbrëmjen e së dielës pas ndeshjes Roma-Napoli. Matteo, një stjuard i ri 18-vjeçar me origjinë etiopiane, në ndeshjen e tij të parë në Olimpico, e humbi punën për shkak të një fotoje me idhullin e tij. Detajet e historisë ka menduar vetë Matteo ti zbulojë në faqen Serieaneës. Ai pati një takim me sulmuesin nigerian, pasi e prezantoi Oma Akatugba, gazetare dhe mike e futbollistit.

“Pas pak pritjeje u njoha me Victor. Ajo më kapi për krahu dhe unë u ula pranë tij, pikërisht aty ku ishte ulur Tammy Abraham pak më parë. Duart më dridheshin në atë moment. Ëndrra ime u bë realitet në atë moment. I tregova të gjitha fotot, videot e tij, i pëlqeu shumë. Jam i fiksuar pas tij, kërkoj gjithmonë histori të patreguara. Madje ai u emocionua duke pare tortën time të ditëlindjes së tetëmbëdhjetë”.

HISTORIA E SELFIE

“I kërkova Victor të bënte një selfie, menjëherë ua dërgova prindërve të mi. Ata e dinë se sa shumë doja të takoja Victor. Megjithatë, pas pak kohe erdhi një menaxher nga Roma dhe më kërkoi t’i jepja dokumentin e stjuardit. Ai më tha se nuk mund të qendroja me një futbollist në vendin tim të punës. Në atë moment Osimhen u ngrit dhe i kërkoi gruas një shpjegim, duke e pyetur se përse ajo pati atë reagim: ‘Ai është vëllai im, ai është këtu me mua. Përse bën kështu?’.

Nuk arrija ta pranojë se po më largonin nga puna. I thashë Victor mos u shqetëso se do të ikja menjëherë. Ai më pyeti ‘Sa të paguajnë?’ unë u përpoqa ta qetësoja. Mjaftonte për mua ta takoja, por ai insistoi. I thashë shumën dhe ai filloi të habitej, nuk mund të pranonte që po më trajtonin kështu për një shifër të tillë. I tha Omas të më shkruante dhe shtoi se do të kujdesej ai për situatën’. Ai këmbënguli që të qendroja me të, u shqetësua se po humbisja punën. Ai është një person i artë, një djalë i pabesueshëm dhe jo VIP-i i zakonshëm. Dua të falënderoj Oma, pa të nuk do të kishte ndodhur kurrë ky takim. Unë vërtet bëra zgjedhjen e duhur që zgjedha një idhull të tillë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *