• |
ide | kryesore

Putin nuk uron Rishi Sunak: Britania, vend jomiqësor

-Instant, Arkiva, Planet
Putin



Putin nuk e uron Rishi Sunak për detyrën e si kryeministër i Britanisë së Madhe.

Sqarimin e dha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka dhënë konferencën e tij të përditshme për gazetarët. Peskov ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do t’i dërgonte përgëzimet e tij kryeministrit të ri të ri të Britanisë, Rishi Sunak.

Sipas Peskov, presidenti rus ka arsye për të mos ta bërë këtë. Sepse, sipas Putin, Britania e Madhe është ndër “vendet jomiqësore” që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës. Shkaku është i qartë, lufta ruse në Ukrainë.

Zyrtarët rusë janë tallur me ngjitjen e zotit Sunak në post, duke hedhur poshtë procesin që e pa atë të zgjedhur nga deputetët konservatorë si jodemokratik.

Rishi Sunak nuk pritet të ndryshojë asgjë në lidhje me pozicionimin e Britanisë krahas luftës në Ukrainë. Sunak vjen nga po e njëjta parti si Boris Johnson. Britania e Madhe është një nga vendet që kanë mbajtur qëndrim më të ashpër me Rusinë. Së bashku me SHBA-në, mbretëria ishullore kanë asistuar qeverinë e Presidentit Zelenski në çdo hap në përpjekjet e tyre për t’i rezistuar sulmeve ruse. Putin e ka të qartë, deri në një moment të dytë, kur lufta të ketë përfunduar, nga Britania mund të presë vetëm sanksione. Asgjë tjetër. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Rishi Sunak: Një profil i shkurtër për kryeministrin e ri të Britanisë 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *