• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda shqiptare e dr0gës në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet gjermane arrestuan gjashtë shpërndarës dr0ge shqiptarë në Ingolstadt, në Gjermani, më 24 tetor.

Në total u sekuestruan mbi 1 kilogram kokainë, 400 gramë marijuanë dhe një sasi prej 10 mijë eurosh.

Policia e Ingolstadt-it raportohet se kishte disa muaj që hetonte grupin shqiptar të autorëve të dyshuar për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike. Personat e arrestuar i përkasin moshave nga 24 deri në 42 vjeç. Ndërsa, rreth 50 oficerë nga departamente të ndryshme të policisë në Ingolstadt, si dhe policia kriminale e nga selia në Bavarinë Veriore në Gjermani, u përfshinë në operacionin e madh ndaj tyre.

Me kërkesë të prokurorisë publike të Ingolstadt, të dyshuarit janë sjellë para gjykatës. Ajo ka lëshuar urdhër arrest për të gjashtë shqiptarët. Ata janë dërguar në burg.

Lexo më tej: Zgjedhjet lokale/ Berisha dhe Meta firmosin nesër marrëveshjen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *