• |
ide | kryesore

Analiza e marrëveshjes/ Meta i bën dhuratë Berishës unifikimin e opozitës

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ilir Meta i ka dhuruar Sali Berishës për garën lokale të 14 majit, atë që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk arritën të bëjnë dot për të bashkuar opozitën, para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Në dokumentin e koalicionit të firmosur këtë të enjte në Hotel Tirana, thuhet qartë se ish lësëistët, që kanë qenë gjithmonë një partner bezdisës për partitë e mëdha të koalicionit, nuk pretendojnë asnjë bashki të lirë për ta fituar me kandidatët e tyre.

Pra, parimisht ata kanë pranuar se të gjithë konkurentët përballë socialistëve do ti takojnë PD-së se. “Nëse dikush nga Partia e Lirisë ka ambicie, ai mund të konkurojë në primaret e PD-së” pohoi në konferencën për shtyp pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Ilir Meta, duke pohuar jo vetëm faktin se ai ka sakrifikuar interesat partiake në emër të unifikimit, por duke shkuar edhe më tej, duke ftuar njerëzit e tij të bëhen pjesë e primarve që organizon një parti tjetër. Kandidatët e përbashkët do të vendosen nga primaret “që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë” thuhet në pikën e parë të dokumentit të nënshkruar nga dy liderët.

Lexo me tej:

Firmosja e marrëveshjes PD-PL, Ilir Meta: Absolutisht historike, jam i bindur në fitore!

I vetmi kusht që duket se ka vendosur Meta është se në ato raste kur këshilltarët e dy partive bëhen shumicë në Këshillat Bashkika, kryetari i këtij këshilli do ti takojë PL-së. “Këshillat Bashkiakë, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla”, saktësohet në pikën 3.

“Marrëveshja me Meten është historike”, Berisha: Veliaj do shkojë në plehrat e Sharrës

Nën koncepte si rikthimi tek referendumet lokale (pika1), rritja e transparencës (4) dhe ndërprerjes së betonizimit në favor të shëndetit të qytetarëve (6) Ilir Meta ka dashur të japë mesazhin se për të më e rëndëshishme është përballja me një regjim kleptokrat sesa fati i ndonjë kandidati të Partisë së Lirisë. Pra ai i ka dhënë më shumë prioritet sfidimit të rilindjes përmes një frointi të bashkuar, duke qenë se një nga prioritetet e Edi Ramës ka qenë mbajtja e opozitës në gjëndje përçarjeje.

Meta “rikthehet plotësisht” tek PD: Nuk jam penduar në 2013-n

Që në zgjedhjet e vitit 2017, kryeministri u angazhua personalisht të pengonte futjen me koalicione të rivalëve të tij në zgjedhje (përmes marëveshjes së 17 majit) ndërsa, katër vite më pas, ai ndryshoi kushtetutën pasi loja kishte filluar, për të penguar me ligj koalicionet. Në asnjë nga rastet opozita nuk gjeti rrugën që me zgjidhje politike ti kundërvihej taktikave të pushtetit për ta mbajtur të fragmentarizuar. Prandaj duke hequr dorë nga sjellja e mëparshme e LSI-së, për ti marrë partive të mëdha maksimumin, Ilir Meta po i jep një dorë krijimit të një fronti opozitar, në krye të të cilit ai ka pranuar se qëndron PD-ja e Berishës.

©Lapsi.al

 

Pikat e marrëveshjes

Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë;

Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PD dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh;

Këshillat Bashkiakë, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla;

Të angazhohen për realizimin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiakë dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve;

Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiakë, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare;

Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.



16 Comments

  1. Shenoni….
    PS 46 bashki.
    Opozita 15 bashki.
    .
    .
    Justifikimi… Tani jemi me te fuqishem, per zgjedhjet e 2025. Se tani kemi njerzit tan ne keshillat bashkiak. Kjo ishte nxehmja per 2025. Duroni burra se erdhi 2035…me falni 2025.

    1. Joo justifikimi i pare eshte kenga e njohur, na i vodhen na i vodhen.
      Pastaj mbas nja 1 muaji do jen justifikimet idiote qe behen cdo her pas zgjedhjeve.

    2. Po qe te coje ne gjyq, te konfiskoje pasurite e te coje ne burg qeveritaret apo e harroi se edhe keta nuk e bene me Meten, Berishen e co

    3. Edhe mund të ndodhë kjo që thua për zgjedhjet vendore, pasi ashtu ndodhi edhe në zgjedhjet e pjesëshme të marsit, kur Berisha pati hyrë në Shtëpinë e Lirisë , lexo “Shtëpia e Likes”.
      Ama që ti gëzohesh fitores së palloshit karagjoz, kjo është idiotësi.
      Tashmë është një fakt i jetuar filmi komedi “dashuri e urrejtje” me protagonistë që të katër aktorët e mëdhej të politikës shqiptare, Nano,Meta, Rama e Berisha.
      Sa herë kanë sharë e kërdisur njeri tjetrin me urrejtje, po aq edhe janë përqafuar me dashuri me “marëveshje historike”.

  2. sa e moralshme është për shqiptarët një bashkëpunim i tillë mes jush, për sa kohë Berisha e akuzonte dikur Metën dhe i kujtoi ngjalat kur bashkëpunoi me Edi Ramën, ndërkohë Ilir Meta si kryetar parlamenti i kujtonte Berishës djalin duke thënë se nuk jep dorëheqjen për të?Nga marveshja e qelbesirave ne nje tjeter mareveshje ajo e spiuneve dhe krimineleve qe kane vrare njerez ne rruge,kjo eshte arritje per ju cecene shpellkare

  3. Bushat te paska humbur busulla.
    Te perfundoni deri ne kete fare llumi ,paskeni vujt6 shume per nje mareveshje qe Saliu dhe Meta i kane me mijra.
    A ka bire kurve qe i degjon dhe i lexon.
    Te ngjitet si Meta mbas kepuces –tha gjatoshi.

  4. Keta te dy duhen futur ne burg jo vetem per cfare kane vjedhur e kane vrare, por minimalisht sepse kane vite qe na cajne veshet me bllefet e me paaftesine e tyre.

    Me zgjedhjet e fundit kane derdh cdo lloj kupe. Kur bente si i forte per fushate zgjedhire Likja dhe pastaj e hengri mortadelen deri ne renxe. Minimalisht vetem per ate bllef te deshtuar duhet te ishte zhdukur nga politike por duke qene se eshte nje kokerr bytheqiri nuk e beri dhe pas zgjedhjeve u transformua ne nje kone te bindur.

    Keta jane garancia me e madhe per pushtetin e Rames. Rrjedhimisht ai vete s’ma do mendja se do ndikoje ndonjehere qe te futen pas hekurave. S’do ishte ne interes te tij. Perkundrazi do t’i bente hero keta palo legenash. Thjesht do t’i mbaje nen presion.

    Ne fakt ketyre me mire t’i bllokosh llogarite offshore me paret e vjedhura se sa t’i fusesh ne burg.

    Ja te pergatitemi tani per fushaten zgjedhore te rradhes. Te pergatitemi per te nderruar kanal.

  5. Edvini I Zi I bathkanit t hapur,inqeneratorit djegsor ,kokains,vuqiqit asht ay qy ka per t fitue 55 bashki duke I vjedh .Po pooo ta them un tye.Rinia shqyptare firmosi sot marrveshjen qy firmosi doktori e iliri.fitoreeeee.rama ikkkk,ikkk.

  6. Rraqe te vjetra, hajdute te ndyre, mashtrues te paskrupull. Marrveshja reale eshte ajo Berisha- Rama -Meta.

  7. Meta merr dhurat te ardhmen e opozites ne rast hubje te kryetarve qe do te ndodh META do te thot ate pergjegjesi e BERISHA Ndersa keshillat kane nje mundesi te fitohen sepse sejcili do mundohet per vete per antar dhe keshtu ka shume mundesi qe ksillat te fitohet nga opozita dhe automatikisht quhet titore e METES Ndersa fitorja e kreut te bashkive do jete e veshtir sepse do kete pazare kishillash gjithmon jo me qellimin e keq por kjo eshte loja . Pra meta thot une fitova qefte dhe pa e shprehur. Kjo nuk eshte per faj te metes por per Faj te PD SI DO QE TE JET UROJ ME TE MIREN PER OPOZITEN JO SE ME PELQEN POR DUHET TE NDERROHET QOFTE DHE TE KQINJE. pRA NGA MARRVESJE META ESHTE ME I FITUAR NE AFAT GJAT.

  8. Sipas te gjitha perllogaritjeve dhe sondazheve te vazhdueshme, e sigurte fare eshte qe 38-42 bashki i merr opozita, bashke me Tiranen. Koha e opozitave fallco te llojit brava qe u munduan te shkterrojne opoziten ka mbarurar. KAQ.

    1. Ne kete derexhe katandisesh. Kur shikon dhe lexon SYRIN. Dhe iqim pekmezin. thotë:

      ALDO. Na trego ndonje fakt se ku i ke pare ato sondazhe qe opozita fitoka deri në 42 bashki.
      Na trego qe te fillojm festen.

  9. Në vazhdim shqiptarët do të njihen me fakte, me prova dhe me dëshmi rrëqethëse kundër këtyre kokave më të mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç janë Ilir Meta dhe Sali Berisha,Hall te madh i ka zene dyshen salih metaj,qe ketakriminele behen bashke,salihu perfundimisht e dorzoje pd te spiuni metaj,ta gezoni shpellkare e cecene

      1. Ore edhe nje pederast mund te kete te drejte ne ate qe thote. Pastaj qihet apo qin ne byth eshte muhabet qe s’ka ldhje.

  10. Firmosën paktin, Meta në 2000: Berisha kapobandë, kundër NATO-s, “vrau” 200 policë, futi në vëllavrasje Tropojën e…30 akuzat e Doktorit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *