• |
ide | kryesore

Berisha pas marrëveshjes: Fillimi i fundit të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha Meta



Sali Berisha e ka konsideruar marrëveshjen me Ilir Metën si historike dhe fillimin e fundit të regjimit të Ramës.

Në një konferencë me gazetarët pas firmosjes së marrëveshjes, Berisha u shpreh se mbështet nismën e propozuar nga Meta për referendum.

“Tirana me 800 mijë banorë më e madhe se disa shtete të Evropës do ketë parlamentin e saj të fuqishëm. Marrëveshja është historike. Sepse kjo marrëveshje angazhon forcat tona politike. I angazhon për primaret dhe konsolidimin e tyre, në mënyrë që të marrë fund ky regjim.

Me zotin Meta e kam garantuar se PD do të mbështesë fuqimisht nismën referendare. Sot referendumi dhe demokracia direkete është dhe mbetet ndofta mjeti më kryesor për të shëruar demokracinë. Për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, që është në nivelet e Kirkistanit.

Shpreh kënaqësinë për arritjen e kësaj marrëveshje. Pasi kjo do të shënojë fillimin e fundit të regjimit të Ramës”, tha Berisha.

Në të njëjtën linjë me Berishën ishte dhe kryetari i PL, Ilir Meta duke e cilësuar marrëveshjen historike.

“Edhe unë do ta quaja historike këtë marrëveshje. Referendumi dhe referendumet, primaret, transparenca do të bëjnë të mundur që të kemi njëherë dhe përgjithmonë një sovran që i ka të gjitha mjetet për të mbajtur nën kontroll të gjithë ata që u delegon pushtetin dhe më pas abuzojnë me të”, tha Meta. 

Lexo më tej: Zbardhet e gjithë marrëveshja/ 6 pikat që firmosën Berisha e Meta 

Lexo më tej: Çfarë është referendumi 



10 Comments

  1. ky eshte fillimi i fundit i te dyve rama prap ka per ti mund kto te 2 bashk pastaj te ikin mos ta shfaqin po fryren e tyren ne politik

  2. Jeni bo si Loli me Colin, njoni mo bole se tjetri 😅😅. Tu bo gar kush esht me hajduti. Forca se jeni rrot m rrot

  3. Hahaha… fillimi i fundit te Rames…

    hahahahahahahahahaha….

    😂😂😂🤣🤣🤣😅😅😅

    Revolucion… Portokallie!

  4. Ti dridhesh nga Rama o kar vucidoli se trehere i fitoj zgjedhjet tani behet gati per fitoren e katert Nuk te voton njeri ty o bole se ti je hajdut dhe kriminel.nje ish komunist i ndyre dhe spiun i sigurimit si Ilir Muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *