• |
ide | kryesore

Botërori i Katar 2022 vendoset me penallti: një algoritëm zbulon kombëtaren kampione

-Instant, F1, Sport
algoritëm



Më 18 dhjetor do të zbulojmë se cila kombëtare do të jetë kampione e Botërorit 2022 në Katar. Por një algoritëm është përpjekur t’i paraprijë të gjithë me një muaj. BCA Research ka kryqëzuar të dhënat e katër edicioneve të fundit të kampionateve botërore. Ato janë bashkuar me statistikat e lojtarëve të marra nga videoloja e FIFA-s. Sipas përllogaritjes me algoritëm finalja pritet të jetë Argjentinë-Portugali dhe do të shkojë me penallti. Në fund, Albiceleste e Lionel Messit do të ngrejë lart trofeun, duke e lënë gojëhapur Cristiano Ronaldon.

Lexo më tej: Anglia, shpërblim ‘sheikësh’ për Southgate në rast triumfi në Katar

Sipas BCA Research, megjithëse Portugalia nuk është përfshirë në listën e kombëtareve favorite, ka një detaj që bën diferencën. Statistikat në klube të shumë lojtarëve që duhet të thirren nga trajneri Santos “janë duke patur një impakt të madh”. Për këtë arsye, shpjegojnë studiuesit, luzitanët do të arrijnë në finale ku do të gjejnë Argjentinën. Ka shumë të ngjarë që të shkojnë me penallti, e me 77% të probabilitetit Albiceleste do të ngrejë trofeun.

Do të ishte Botërori i tretë në historisë e Argjentinës. Do të ishte edhe kurorëzimi perfekt i një karriere madhështore për Lionel Messi, që në palmares i mungon vetëm Kupa e Botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *