• |
ide | kryesore

Britney Spears i kërkon falje Selena Gomez për postimin e saj

-Instant, Paparazzi, Slider
kengetare



Britney Spears ka sqaruar së fundmi postimin e saj pasi u aludua se i drejtohej Selena Gomez.

“Më lejoni të sqaroj se unë ndaj bindjet e mia për gratë që gjykojnë gratë e tjera për të drejtat e tyre ,” filloi Spears. “Ajo që thashë nuk kishte të bënte fare me dikë specifik. Ishte qartë një temë me të cilën të gjitha gratë duhet të merren. Shikoni unë kthehem shumë prapa me muzikën!!! Unë sinqerisht i referohem ditëve të mia kur isha më e re dhe u diskriminova ashpër. Burrat në intervista diskutonin për gjoksin tim. Jam e sigurt që Selena ka kaluar diçka shumë të ngjashme.”

Përdoruesit e mediave sociale menduan se postimi origjinal i Spears i drejtohej Gomez bazuar në një fjalim që kjo e fundit bëri në American Music Awards 2016. Artistja u tha vajzave të reja se “nuk donte të shihte trupat e tyre” në Instagram. Britney shpërndau videon muzikore “Ice Cream” të vitit 2020 të Gomez të filmuar me grupin e vajzave K-pop Blackpink.

“Ato thonë: “Kjo nuk është diçka që unë do të bëja”. Por ,ato gra janë ato që bëjnë video për lëpirjen e akullores “, argumentoi ajo, duke shtuar se duhet të jetë në dorën e grave që të zgjedhin se si dëshirojnë të “përparojnë” me “trupat e tyre të bukur”. Mirëpo, të mërkurën, Spears shpjegoi se komenti i saj “akullore” kishte të bënte me videoklipin e Kelis të vitit 2004 për “Milkshake”.

“Unë i fuqizoj gratë që të shfaqin trupin e tyre si të duan. Kërkoj falje, por nuk e kisha për videon ka bërë  Selena Gomez, të cilën sinqerisht e shikoj dhe kam aq shumë respekt për të.”Gomez ende nuk i është përgjigjur postimeve të saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *