• |
ide | kryesore

Spotify mbështet Kanye West: Nuk do të heqim muzikën e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



CEO i Spotify, Daniel Ek ka deklaruar se nuk ka në plan të heqë muzikën e Kanye West nga gjigandi i transmetimit. Duke iu përgjigjur thirrjeve për të hequr artisti, Ek këmbënguli se do të ishte një problem vetëm nëse “komentet e tmerrshme” të tij do të transmetoheshin në Spotify.

“Muzika e tij nuk shkel politikën tonë,” tha Ek për materialin e Ye në platformë. “I takon labelit të tij, nëse duan të ndërmarrin veprime apo jo. Nëse do të bëhej një kërkesë e tillë, natyrisht që ne do të respektojmë dëshirat e tyre”, këmbënguli ai. Labeli Def Jam e Universal Music zotëron të drejtën e autorit për regjistrimet e West nga viti 2002 deri në vitin 2016. Pa bërë thirrje që muzika e reperit të hiqet, labeli theksoi: “Nuk ka vend për antisemitizëm në shoqërinë tonë”.

Kanye është larguar nga agjencia e talenteve CAA si dhe markat gjigante të modës si Balenciaga dhe GAP. Të hënën, ai humbi gjithashtu statusin e miliarderit pasi Adidas hoqi dorë nga partneriteti me të.

Spotify është përballur në të kaluarën me reagime kur ndëshkoi muzikantët për sjelljen e tyre. Shërbimi i transmetimit hoqi muzikën e R Kelly nga listat  pas akuzave për sjellje të pahijshme se8suale./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *