• |
ide | kryesore

Ibrahim Lici reagon nga Turqia: S’më kanë arrestuar, s’kam lidhje me vrasjen e Endri Mustafës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ibrahim



Shtetasi ibrahim Lici në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë pretendimet se ai është arrestuar ditët e fundit për vrasjen e Endri Mustafës. Lici ka deklaruar se ai nuk është arrestuar nga autoritetet dhe se jeton i lirë në Turqi. Më tej ai shton se ka prova si kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike të cilat vërtetojnë se në momentin kur është kryer vrasja ai ka qenë në Tiranë.

Deklarata e Ibrahim Licit:

“Jam i lirë. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen për të cilen akuzohem, për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat në prokurori dhe qelizat telefonike që vërtetojnë që unë kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Kjo është e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Unë pres vendimin e gjykatës për të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorët e vërtetë. Edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali nuk kam qenë asnjëherë nën hetim nga prokuroria dhe jam shpallur në kerkim nga policia, pra në kerkim policor si person për t’u marre në pyetje vetem se nuk jam gjetur në banesë. Nuk kam patur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali. Shumë e çuditshme të kërkohet ekstradimi im në një kohë që nuk jam arrestuar dhe i bëj thirrje policisë të dalin në deklaratë se ku dhe kur më ka arrestuar sepse unë jam i lirë dhe në pritje të drejtësisë. Jetoj i lirë në Turqi dhe pres të zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojnë qartë jetën e lire që bëj në shtetin turk”, u shpreh Lici për mediat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *