• |
ide | kryesore

Këlliçi: Do lë mandatin e deputetit, Veliaj i lehtë për t’u mundur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlliçi



Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që ka njoftuar se do të hyjë në procesin e primareve dhe është gati të lërë mandatin për të garuar përballë Erion Veliajt, nëse ky i fundit do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën. I ftuar në “ABC”, deputeti demokrat tha se vendimin për t’i hyrë garës brenda “llojit” e mori pas konsultimeve me bazën dhe zonën e tij elektorale.

“Heq dorë nga mandati. Jam i bindur në rezultat. Përfaqësoj edhe një nga njësitë administrative të varfra. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës” – tha ai.

Për Belind Këlliçin, kreu aktual i bashkisë Tiranë është kandidati më i dobët që mund të ketë PS dhe sipas tij do ta ketë shumë lehtë ta mundë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen.

“Kandidati më i dobët dhe më i lehtë për ta mundur. Uroj të jetë ai kandidati i PS-së në zgjedhje. Më intereson që Tirana të çlirohet nga uzurpimi. Veliaj është kandidatura më lehtë për ta mundur në këto zgjedhje. Unë s’kam hyrë me para, të jetë për to nuk e mundim dot Erion Velinë” – tha ai.

LEXO EDHE: Belind Këlliçi: Jam gati të lë mandatin, sot hyj në primare

Por cila është alternativa që Këlliçi do t’u sjellë qytetarëve të Tiranës?

“Ne do t’i vëmë përballë alternativë për kryeqytetin. Nëse do të jem kandidat përballë, unë do derdh djersë e mund për çdo votë. Nuk ma vjedh dot kollaj votën mua. Kam garuar në një nga zonat që është bastion i së majtës për vite, dhe kam marrë rezultatin më të mirë në 30 vite,” – u shpreh ai.

Këlliçi tregoi po ashtu se puna e tij do të fokusohet tek takimet në terren me qytetarë për të marrë mendimet e tyre. I pyetur nëse kandidatura e tij ishte një propozim apo “lobim” i Ilir Metës tek Sali Berisha, Këlliçi tha se me ish-presidentin ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por shtoi se ajo që prevalon është marrëdhënia me kryedemokratin Sali Berisha.

“Kandidatura ime në Primare është propozim i Belind Këlliçit,” – shtoi ai.



6 Comments

  1. Veliaj ka fytyre kurve velle, por ti me kete fytyre Arabi s’ke per te bo hajer.

    Plus dhe mbi te gjitha atashimi me kufomen Berishe.

    Gjithsesi, “never give up” dhe “keep dreaming”

  2. Po e heq me lezet sala kete debilin.
    I ka mbush mendjen se mund te fitoj. Te gjith e din qe shanset jan zero. Pd ne tr nuk ka fituar qe kur nuk mbahet mend. Edhe me bashen e dim shume mire se si ja dhan.
    Dhe ky fyelli pretendon te fitoj sot, kur pd eshte me breket neper kemb.
    Nejse. Vazhdo enderro.

  3. Belind i paske kallur datën uriahipit, të ka ndërsyer qentë e sufllaqeve fiks si i lëshoi spak-un lapsi-t dhe federatës së futbollit
    S’ju duket i bukur Belindi?
    Atëherë shkerdhehuni me Bangladeshasit që të kënaqeni plotësisht..

  4. Pse o mavi ke frike mqse kopili i terpanit qenka kaq i forte per ju bq mavi sduhet te kete problem apo jo,PS Ore i pa emer po ik more kaqol ne pune se nuk i dilet me sufllaqe dhe mos vere emra koqesh si jorgaqis lepirskari

  5. Pershendetje. Ky eshte nje mesazh sherbimi per t’iu thene qe te gjithe Ne Operatoret MAVI jemi te tmerruar nga Belindi.

    Brrr… <— ky eshte transkriptimi i dritherimes tone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *