• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Vlorë i dënuari me 15 vite burg në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i kërkuar ndërkombëtar është kapur në Vlorë. Mësohet se në pranga ka rënë Adriatik Budani, i dënuar në Itali me 15 vite burg. 52-vjeçari është lokalizuar dhe kapur, me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Poro”. Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Adriatik Budani, 52 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *