• |
ide | kryesore

Osmani për targat: Në luftën kundër bandave, presim përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për çështjen e targave duke thënë se vendimi për t’i kthyer ato në RKS, nuk është bërë kundër qytetarëve serbë.

Ajo përmendi djegien e një veture mbrëmë në Leposaviq, e cila kishte rikthyer targat në RKS.

“Ta shohim kontekstin e targave nga një segment tjetër, e ajo është që ka një kohë të gjatë që qytetarët serbë të cilët po e respektojnë ligjin, po zbatojnë ligjin, po i konvertojnë targat në ato që njihen me ligj, targa të Kosovës dhe po i largojnë ato të kohës së Millosheviqit. Si rezultat i kësaj po u digjen shtëpitë, po u digjen veturat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë, gjithë këto veprime të strukturave ilegale dhe kriminale të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, tha Osmani. 

E para e shtetit tha se kthimi i targave në RKS nuk po bëhet kundër qytetarëve serbë, shkruan Klan Kosova.

“Kosova është rikonfirmuar si shteti me reformat më të mëdha në gjithë Evropnë në fushën e sundimit të ligjit dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo dëshmon që veprimet tona kanë qenë të drejta, veprimet janë për sundim të ligjit, barazi të të gjithëve para ligjit, assesi kundër qytetarëve tanë serbë, por edhe vet fakti që mbi 90 për qind të serbëve tashmë i përdorin targat ilegale në Republikën e Kosovës, është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë”.

“Ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme përfshirë me djegie të veturave e shtëpive, që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale. Lufta jonë është luftë kundër bandave, në luftën kundër bandave ne presim që të kemi përkrahjen e aleatëve tanë edhe në BE edhe në SHBA.



3 Comments

    1. Kolonizatori,fashisti,armiku,krimineli,shkau, a si te duash quaje, e mbaroi sundimin e tij njehere e pergjithmone ne qershor 1999, per te mos u kthyer me kurre,as vete e as me ndihmen e ruseve. Tjeter kolonizator nuk ka dhe ska per te pasur Kosova(pervec disa mbetjeve kolonizatore te lena pas ne disa enklava). Ari shkon te vendaliu autokton,si dhe per fat te keq,per momentin, nje pjese te mbeturinat kolonizuese serbe ne veri. As gjeografikisht nuk mund te jete i vertete ky pretendim i joti,sepse amerikanet i ke ne Ferizaj(lindje) dhe jo veri te Kosoves, e si e marrka arin ky “kolonizatori” i ri ,apo me tunel?
      … Ne lidhje me temen, Kosova nuk duhet te terhiqet, sepse i njohim serbet me mire se kushdo,dhe duhet t’ua shpjegojme aleateve qe nuk duhet te marrin kaq seriozisht te lehurat e serbeve. Kane lehur duke na kercenuar per llufte qe nga 1999 nja 1000 here,sa nga keto kercenime jane shnderru ne lufte? ZERO. Pra ata vetem lehin,por edhe po tentuan tye kafshojne sdo te thote kjo se duhet ti durojme. 1 nentori nuk duhet anuluar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *