• |
ide | kryesore

Rihanna i rikthehet muzikës

-Instant, Paparazzi, Slider
Rihanna



Rihanna i është rikthyer muzikës pas gjashtë vitesh. Ajo ndau lajmin me fansat përmes një video në Instagram.

Klipi shfaqte një “R” të madh argjendi dhe zëri i këngëtares në sfond. Më pas u shfaq data “28.19.22”, dita kur do të publikohet pjesa e plotë. “Lift Me Up” do të shfaqet në kolonën zanore për filmin e ardhshëm të Marvel “Wakanda Forever”. Hera e fundit që Rihanna publikoi muzikë ishte në vitin 2016 për albumin e saj të tetë në studio, “ANTI”. Ai përfshinte këngë si “Work” dhe “Love on the Brain”.

Që atëherë,ajo ka punuar në projekte të tjera vitet e fundit, si kompania e saj Fenty e cila përfshin të brendshmet Savage x Fenty dhe Fenty Beauty.Rihnnagjithashtu u fokusua në përpjekjet e saj më personale dhe u bë nënë për herë të parë në maj, duke mirëpritur një djalë me të dashurin A$AP Rocky.

Në shtator, u përfol për një rikthim pasi pranoi ftesën e NFL për të kryesuar shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl 2023. Këngëtarja e “Umbrella”  tha për TMZ për performancën, “Jam nervoze, por jam e emocionuar”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/09/27/dr-dre-reagon-ndaj-pjesemarrjes-se-rihanna-ne-super-bowl/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *