• |
ide | kryesore

Strasburgu: Zgjedhjet e 6 marsit të pa kontestuara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zgjedhjet



Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale komenton zgjedhjet e 6 marsit. Kongresi vlerëson pozitivisht faktin se “për herë të parë në 30 vjet, në Shqipëri rezultatet e një zgjedhjeje janë pranuar nga të gjithë konkurrentët dhe nuk janë kontestuar”. Duke iu referuar kështu, zgjedhjeve të pjesshme vendore të mbajtura marsin e kaluar dhe të cilat ai i monitoroi.

Tani Strasburgu shpreson se “ndryshimet pozitive të arritura gjatë këtyre zgjedhjeve të pjesshme do të vazhdojnë edhe në vitin 2023”, duke shpresuar se jo vetëm do të kontestohen rezultatet, por edhe “të gjitha partitë politike do të marrin pjesë në zgjedhje”.

Për sa i përket raundit të fundit zgjedhor, Kongresi “është i kënaqur” me faktin se ai u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe të mirëmenaxhuar dhe për “një fushatë elektorale në të cilën rregullat përkatëse u respektuan përgjithësisht nga të gjitha palët e interesuara”.

Megjithatë, Kongresi ka identifikuar gjithashtu disa fusha ku vendi i kërkohet të bëjë përparim të mëtejshëm. Shqipëria, thotë Strasburgu, duhet të “depolitizojë komisionet zgjedhore të nivelit më të ulët”. Dhe, “të rrisë përpjekjet për të promovuar pjesëmarrjen e grave kandidate në zgjedhjet e kryetarëve të bashkive”.

Lexo më tej: Preç Zogaj i del në mbrojtje Yuri Kim: 6 marsi nuk qe humbja e saj 

Lexo më tej: Rezultati i 6 Marsit detyron Ramën t’i japë fund pengmarrjes së PD-së me gjykatat e kapura 



2 Comments

  1. Asnje filter per te dhenat, asnje hetim, thjeshte e vetem nje referim te asaj çfare thote rilindja (2020 dhe jo 1900)… te presish nga te huajt… utopi… te presish nga rilindja… akoma me fatkeqesi… turpi i radhes…🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *