• |
ide | kryesore

23 të arrestuar për drogë, dalin pamjet nga operacioni në Korçë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pamjet e megaoperacionit të koduar “Knock Down 2”, ku gjatë mbrëmjes së sotme u finalizua faza e dytë e këtij operacioni në Korçë.

Gjatë dy fazave të këtij megaoperacioni, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine, heroine e kanabis të ndara në doza gati për shitje, shuma të konsiderueshme në lekë, paund, euro dhe dollarë.

Në kuadër të të dy fazave të megaoperacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Gjovalin Loka, tha se në operacionin Knock Down 2, janë lëshuar 32 urdhër arreste nga gjykata, janë arrestuar 23 persona dhe 9 te shpallur ne kërkim.

“Operacioni Knock Down 2, janë lëshuar 32 urdhër arreste nga gjykata, janë arrestuar 23 persona dhe 9 te shpallur ne kërkim. 700 gr kokaine, disa lloje te tjera droge, shuma monetare dhe pajisje te tjera. Punonin si grup i strukturuar kriminal dhe priten arrestime te tjera.” – njofton policia Korçë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *