• |
ide | kryesore

Adnan Xholi kandidati i parë për kreun e SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është zbardhur kandidatura e parë për garën e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas News24, Prokurori Adnan Xholi ka depozituar kërkesën në SPAK.

Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interesin për zëvendësimin e drejtuesit aktual të SPAK, Arben Krajës, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.

Afati për dorëzimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022 ora 00.00. Kreu aktual i SPAK, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.



2 Comments

  1. Po meqe e ditkerke qe ai paska te shkuar te erret, na thuaj ndonje gje me shume.
    Na thuaj ndonje fakt per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *