• |
ide | kryesore

Elon Musk blen Twitter-in për 44 miliardë dollarë

-Instant, F1, Stil



Elon Musk ka shkarkuar një sërë drejtuesish të lartë të Twitter pasi përfundoi marrjen e tij prej 44 miliardë dollarësh.

Musk shkarkoi shefin ekzekutiv Parag Agrawal, shefin financiar Ned Segal dhe shefin e çështjeve ligjore dhe politikave Vijaya Gadde. Sean Edgett, i cili ka qenë këshilltar i përgjithshëm në Twitter që nga viti 2012, u  pushua gjithashtu.Musk shkroi në Twitter “zogu është liruar” pasi mori kontrollin e kompanisë mbrëmë.

Pushimi i tyre shënon të parën në një sërë ndryshimesh që ka të ngjarë të zbatohen nga miliarderi. Ai ka deklaruar se dëshiron të heqë ndalimet e përdoruesve pasi nuk beson në ndalimet e përjetshme, raportoi Bloomberg.

Kjo do të thotë që personat e larguar më parë nga platforma mund të lejohen të kthehen. Nuk është e qartë nëse kjo do të përfshijë edhe ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Elon zbuloi gjithashtu  se dëshiron të “mposht” spam bots në Twitter, t’i bëjë të disponueshme publikisht algoritmet që përcaktojnë se si përmbajtja u prezantohet përdoruesve të saj. Të parandalojë që platforma të bëhet një dhomë jehone për urrejtje dhe ndarje, edhe pse ai kufizon censurën.

CEO i Teslas nuk ka ofruar detaje se si planifikon ta arrijë këtë dhe kush do ta drejtojë kompaninë.Por, ai foli me stafin këtë javë, duke u thënë atyre se raportet se po planifikonte të shkurtonte deri në 75 përqind të numrit të punonjësve të kompanisë ishin të pasakta.Sipas tij nuk e bleu Twitter-in për të fituar më shumë para, por “për t’u përpjekur të ndihmoj njerëzimin, të cilin e dua”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *