• |
ide | kryesore

Gabimi që shkaktoi Covid-19/ Del raporti i ekspertëve amerikanë

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit
gabimi



Një rrjedhje virusi nga laboratori i Wuhan? Sipas një raporti të paraqitur në Senatin amerikan, ka “prova thelbësore” që pandemia Covid-19 u shkaktua prej një gabimi në fushën e kërkimeve shkencore. Ende nuk ka prova për një shkak natyral të transmetimit të virusit.

Dyshimi rritet nga ngurrimi i Kinës për të bashkëpunuar apo për të hapur Institutin e Virologjisë në Wuhan. Në raport mbështetet teza e një “rrjedhjeje patogjene” prej këtij laboratori.

Anëtarët republikanë të Komisionit Shëndetësor të Senatit kanë shqyrtuar qindra studime mbi origjinën e Covid. Ata kanë intervistuar edhe dhjetëra ekspertë. “Duket e arsyeshme të konkludohet se pandemia Covid-19 ishte me shumë mundësi rezultat i një incidenti të lidhur me kërkimet”. Ekpertët theksuan megjithatë mungesën e “provave kritike” që tregonin se virusi kaloi natyrshëm nga kafshët te njerëzit.

Raporti pranon se informacioni thelbësor për origjinën e vërtetë ende mungon. Pyetjet për Institutin e Virologjisë në Wuhan, vetëm 8 milje larg tregut, mbetën pa përgjigje. Republikanët argumentojnë se mostrat e Covid të mbledhura nga tregu janë shumë të ngjashme me virusin e parë tek njerëzit.

Raporti zbuloi se kishte pasur të paktën 6 incidente të lidhura me kërkimet që përfshinin Covid në laboratorët e biosigurisë në Kinë, Tajvan dhe Singapor. Janë gabime njerëzore, dështime mekanike, kafshime ose arratisje kafshësh, trajnime joadekuate apo financim i pamjaftueshëm.

Nuk përjashtohet as presioni për rezultate mund të kenë shkaktuar lëshimin e patogjenëve virulentë, të aftë të infektojnë kafshët. Covid ka infektuar deri tani mbi 634 milionë njerëz në botë. Mbi 6 milion e 590 mijë kanë humbur jetën. ©LAPSI.al



12 Comments

    1. Po mor cakall,cjap bolshevik rus, quaji dele shqiptaret, por trego pse ke bere propagande kunder vaksinave?Qe te vdesin sa me shume shqiptar,prandaj. Po kush te paguajti per kete pervec bolshevikeve. cili sherbim tjeter?

  1. Po pra rrodhi “pa dashje” virusi nga laboratori, prandaj Bill Gates kishte blere 6 muaj para se te dilte virusi aksione te Biontech. Keto i kujtojne njerzit se jane dele te gjithe (megjithese shumices ja kane shpelare trurin me propagande fake news).

    1. e vertete, dhe me vaksinat kane hedhur edhe çipin ..ha ha ha propagande injorantesh..Edhe me pare kishte plot nga rraca e qelbet e idioteve, por tani me internetin fillojdne te ndyjne edhe rrjetin..

  2. Vuhani,vertete eshte ne Kine,por krahas kinezeve,ne ate laboratonin,”vegjetonin” dhe vendosnin specialiste amerikane.Ndersa ta qe hqen si donatore te medhenj,e kishin planifikuar me kohe kete kasaphane dhe parashikuan edhe fitimet qe do merrnin prej problemeve qe do dilnin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *