• |
ide | kryesore

Kjo vepër arti u shfaq gabimisht kokëposhtë për 75 vjet

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
vepër arti



Kjo vepër arti e piktorit abstrakt holandez Piet Mondrian është varur me kokë poshtë në galeri të ndryshme për 75 vjet. Pavarësisht se ky gabim është zbuluar të fundmi, vepra, e titulluar “New York City I” do të vazhdojë të shfaqet në mënyrë të gabuar. Kjo për të shmangur dëmtimin e saj.

Vepra e vitit 1941 u shfaq për herë të parë në MoMA të Nju Jorkut në vitin 1945. Ajo është e varur në koleksionin e artit të shtetit gjerman të Rhine-Westphalia në Düsseldorf që nga viti 1980. Ishte kuratorja Susanne Meyer-Büser që vuri re gabimin.

Curator Susanne Meyer-Bueser poses in front of the Piet Mondrian painting New York City I in the Kunstsammlung NRW

Ajo paralajmëroi se piktura mund të shpërbëhej nëse tani do të varej nga ana e tjetër. “New York City I” është një version me shirita ngjitës i pikturës së “Qyteti i Nju Jorkut” nga i njëjti artist.

Si u zbulua gabimi

Sipas kuratores “vijat e trasha të rrjetës duhet të jenë në krye pasi simbolizojnë qiellin e errët”. “Sapo ua tregova kuratorëve të tjerë, kuptuam se ishte shumë e qartë. Ka shumë të ngjarë që vepra të jetë vendosur gabim” – shtoi ajo kur u kontaktua nga BBC.

Mondrian, i cili lindi në rajonin e Utrecht të Holandës në 1872, konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Pionier i stilit modern abstrakt, minimalizmit dhe ekspresionizmit.

Si bashkëthemelues i grupit dhe lëvizjes së artit De Stijl, dhe në kërkim të “bukurisë universale”, ai evoloi një formë jo-përfaqësuese të cilën e quajti Neoplasticizëm. Duke u zhvendosur në Paris në 1911, ai eksperimentoi në kubizëm, por emri i tij sot është sinonim i modernizmit.

Puna e tij pati një ndikim të madh, jo vetëm në botën e artit, por edhe në fushën e dizajnit, arkitekturës dhe modës. Para vdekjes së tij në moshën 71-vjeçare ai u pa si “një revolucion në konceptin e rreptë të Gestaltit të Mondrianit”. ©LAPSI.al

Piet Mondrian at work in 1942



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *