• |
ide | kryesore

Mbikëqyrësi Global i Pastrimit të Parave: Shqipëria në listën gri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqipëria



Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) apo mbikëqyrësi global i pastrimit të parave ka dalë kundër qeverisë për Amnistinë Fiskale. Në raportin e fundit thuhet se programi që do të zbatojë Shqipëria nuk është në përputhje me parimet e FAFT. Ndërsa kërkohet rishikimi i draftit për të parandaluar mundësinë e abuzimit për qëllime pastrimi parash ose financimi terrorizmi.

”FATF shpreh shqetësimin se planet e Shqipërisë për një program të mundshëm të Zbatueshmërisë Vullnetare të Taksave (Voluntary Tax Compliance apo VTC) nuk përputhen me parimet e FATF-së për menaxhimin e implikimeve të AML/ CFT ose praktikat më të mira të FATF-së për programe të tilla. Shqipëria duhet të rishikojë projektligjin e saj dhe të punojë me MONEYVAL për të siguruar që çdo ligj i miratuar ose i zbatuar të ketë masat mbrojtëse të përshtatshme për të parandaluar mundësinë e abuzimit të programit për qëllime pastrimi parash ose financimi terrorizmi”.

Programet e zbatueshmërisë vullnetare të taksave, siç edhe përkufizohet nga Këshilli Evropian, vijnë në forma të ndryshme dhe mund të përfshijnë mekanizma deklarimi vullnetar, stimuj për amnisti tatimore dhe/ose riatdhesim të pasurisë. Qeveria ka paraqitur për diskutim nismën e Amnistisë Fiskale në qershorin e këtij viti.

Por deklarimi vullnetar deri në 2 milionë euro pa penalitete dhe përkundrejt një detyrimi tatimor modest ka hasur në kundërshti. Jo vetëm nga përfaqësuesit e biznesit, ekspertët dhe opozita, por edhe nga institucionet ndërkombëtare. Nisma nuk është mirëpritur jo vetëm për faktin se favorizon evazorët duke i shpëtuar nga burgu. Por, edhe për “dobësinë” e strukturave që do të kontrollojë burimin e këtyre të ardhurave si edhe riatdhesimin e kapitaleve. Ky është një tjetër aspekt po kaq shqetësues. Ndërsa jo më pak kërcënuese konsiderohen dhe pasojat që mund të sjellë. Duke dëmtuar konkurrencën e ndershme në treg dhe duke i hapur rrugë informalitetit.

NË LISTËN “GRI”

Prej gati dy vitesh, Shqipëria është pjesë e listës gri apo e vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave. Në raportin e fundit, Maneyval (strukturë pranë Këshillit të Evropës) vuri në dukje se nuk është bërë asnjë përmirësim dhe se nuk janë marrë në konsideratë rekomandimet e dhëna. I njëjti shqetësim paraqitet edhe nga Task Forca për Veprim Financiar.

“Shqipëria dështoi në përfundimin e planit të saj të veprimit, i cili skadoi plotësisht në shkurt 2022. FATF i kërkon me forcë Shqipërisë që të demonstrojë me shpejtësi progres të rëndësishëm në përfundimin e planit të saj të veprimit deri në shkurt 2023. Ose FATF do të shqyrtojë hapat e ardhshëm nëse ka progres të pamjaftueshëm”. Kështu theksohet në raport.

Por, pavarësisht kësaj, qeveria duket e vendosur për ta çuar para nismën. Me “pretekstin” se e ka kërkuar 60 për qind e shqiptarëve. Draftligji parashikon deklarimin vullnetar të pasurisë deri në 2 milionë euro pa penalitete dhe përkundrejt një taksimi qëvarion nga 5 deri në 10 për qind.

MBI FATF

Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) është mbikëqyrësi global i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Organi ndërqeveritar vendos standarde ndërkombëtare që synojnë të parandalojnë këto aktivitete të paligjshme. Si dhe dëmet që ato i shkaktojnë shoqërisë. Si një organ politikëbërës, FATF punon për të gjeneruar vullnetin e nevojshëm politik për të sjellë reforma kombëtare legjislative dhe rregullatore në këto fusha./panorama



4 Comments

  1. Se pari duhet te dijme kush eshte FATF-ja. Nese eshte si organizatat e partise nderkom-bajraktare do rrijme te gjithe duke pare nga qielli, nderkohe qe zhveshin gjithshka dhe cdo gje ne Shqiperi….
    Ketu ke ne jo kane plasur ujrat e zeza por eshte bere MUTI MULLAR, e keta nderkombasit e qitareve thone qe nuk “Perputhen….” . Nese eshte keshtu te lidhen me top kanal-in shqiptar dhe tja lejne ne dore atyre.

    Ketu nga i pari i qirje-verise jane per AL-KATRAZ e keta thone nuk perputhen. Ka ardhur dita te flitet me emra, mbiemra, shtetesi dhe te zezat qe kane bere.
    OSBE dekllaroi qe MAFIA shqiptare ka mbi 2 MLD, shqip 2-MILIARDE USD qe qarkullojne dhe normalisht do te pastrohen…… Ca duan me keta te FATF qe ti vejne pullen e ZEZE dhe jo Gri kesaj qirje-verie

  2. Zvicera, Holanda, Britania, Belgjika, Spanja, Luksenburgu, etj, prej kohesh njihen si vende ku ruhen ose lahen para te pista, pa folur per parajsat fiskale ne ishujt e Atllantikut apo ne Azi.

    Sigurisht qe ky fenomen gjetke nuk eshte justifikim per Shqiperine dhe krejt i huaj per ne para 3 dekadash.

    Tani edhe Shqiperia ka te gjithe fenomenet negative te ketij sistemi hibrid qe u vendos me ndihme nderkombetare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *