• |
ide | kryesore

Mister arsyet/ Si u sulmua me armē shtëpia e Nancy Pelosit

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
Mister



Mister arsyet e sulmit ndaj shtëpisë së Nancy Pelosit. Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi është sulmuar me armë në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital dhe pritet të shërohet plotësisht, deklaroi një zëdhënës.

Sulmuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në paraburgim, por motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Zonja Pelosi nuk ishte në rezidencën e San Franciskos në momenti kur ndodhi incidenti i rëndë.

“Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për ndihmën e parë të dhënë nga profesionistët mjekësorë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha një zëdhënës i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve.

Çifti janë të martuar që nga viti 1963.

Zonja Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021.

Lexo më tej: Elon Musk blen më në fund Twitter-in. Po tani? 

Vendasja e Baltimorit ka përfaqësuar zonën e San Franciskos në Kongres që nga viti 1987, dhe zakonisht e ndan kohën e saj midis Kalifornisë dhe Uashingtonit. Ajo aktualisht po mbledh fonde dhe po bën fushatë me demokratët anembanë vendit përpara zgjedhjeve afatmesme ta 8 nëntorit.

Burri i saj, një themelues multimilioner i një firme kapitali sipërmarrës, banon kryesisht në San Francisko, ku ai lindi dhe u rrit. Pelosi zotëron gjithashtu një firmë të pasurive të paluajtshme me seli në qytet.

Rrethanat e sulmit janë të paqarta dhe nuk dihet ende se si agresori mundi të hynte në banesën e çiftit.

Anëtarët e Kongresit kanë qenë në gatishmëri të lartë sigurie në lidhje me kërcënimet që erdhën pas sulmit mbi Capitol Hill.

Kujtojmë se gjatë sulmit të 6 janarit zyra e zonjës Pelosi u plaçkit nga mbështetësit e presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Gjithashtu banesa e saj u vandalizua dhe vitin e kaluar me mbishkrime fyese.

Republikanë të lartë, si udhëheqësi i Senatit Mitch McConnell, janë gjithashtu në shënjestër të vandalizmit.

Paul Pelosi u dënua për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. Si dhe shkaktimin e lëndimeve pasi përplasi makinën e tij në fillim të këtij viti. Kapitalisti u deklarua fajtor në gusht dhe u dënua me pesë ditë burg.

Lexo më tej: Sulmohet me armē shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti 



15 Comments

        1. Pa dyshim qe ky spiuni rus Cakualli bolshevik qe me paska keqperdor dhe emrin (17:00), do jete kunder Nancy Pelosit. Ska si te jete ndryshe, Sepse Nancy Pelosi eshte politikanja me postin me te larte ne SHBA, qe eshte pro shqiptare e thekur. E si ta doje spiuni rus nje pro shqiptar? Spiuni rus i do politikanet dhe shtetet antishqiptare, si Rusia, Kina, Irani. Por do i vije fundi se eshet hapur shume.Vetem hebrenjte si i shan, sbesoj se do ia falin

    1. CAKUALL,qe me paske keqperdor emrin edhe ketu, deri ne fund te ditet ke afat per reflektim .(lexo mesazhin qe te nisa tek lajmi tjeter-10 vite në pushtet, Rama premton ujë 24 orë: Mos dëgjoni hienat që thonë se këtu s’ka bukë)

    1. Ironi e lodhet ti o mik i Cakallit. Nqs per cakallinbolshevik rus, qe komenton ketu ti mendon se nuk eshte spiun rus. spaske kuptu asgje. Ai dyshohet qe eshte spiun i nje sherbimi tjeter anti kombetar, se qe eshte spiun pro rus e pranon dhe ai vete

        1. O hajvan qe spaske kuptu gje. Une jam kunder luftes se ndyre qe ben ti per te paraqit gjithe shqiptaret si pro rus(prandaj komenton em 100 emra), se ne fund te fundit sma ndjen as per ruset as per ukrainasit, nqs te tjeret te lene te besh fushate pro ruse, kush jam une qe te ndaloj,as se kam ate te drejte, ama tma keqperdoresh emrin kete sia fal kujt. Dhepo normal qe si du ruset dhe i du amerikanet, por as skam ndermend te tbind te mendosh si une. Por debato drejte hajvan, dhe jo me keqperdorime emrash. Ik tashi mos na iterfero me ne komente, e aq me pak tma keqperdoresh emrin,se skam ardh ketu per tbere debate, por po erdhi puna deri aty, di dhe une te behem i keq. Hajt hiqmu sysh palaco burre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *