• |
ide | kryesore

Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

-Instant, Paparazzi, Slider
Princ Harry



Pasojat që do të vinë nga libri i Princ Harry do të jenë katastrofike, sipas një eksperti,

“Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Do  të jenë shumë shkatërruese,” tha autori mbretëror Richard Fitzwilliams për Daily Mail.

Sipas Fitzwilliams, titulli, ‘Spare’ është “sensativ” dhe “nënkupton se Harry nuk u vlerësua. Ai  beson se e ka shumë të shqetësuar në Pallatin e Buckinghamit, veçanërisht pasi këta janë muajt e parë të mbretërimit të mbretit Charles”.

“Padyshim që do të ketë intervista, serializime dhe spekulime të pafundme rreth këtij libri me kujtime”, shtoi Fitzwilliams Mark Borkowski, një  ekspert i publicitetit, i bëri jehonë ndjenjave të Fitzwilliams. Ai parashikoi se “dëmi për familjen mbretërore do të jetë i madh”.

“Hakmarrja e Charles mund të përfshijë mosdhënien e fëmijëve të tyre titujt e princit dhe princeshës. Madje edhe tërheqjen e titujve të tyre të Dukës dhe Dukeshës së Sussex,” u shpreh Borkowski.

Mark gjithashtu ra dakord se familja mbretërore ka të ngjarë të ketë “një Krishtlindje nervoze”. “Për mbretin e ri, që ende planifikon kurorëzimin e tij, kjo nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe.”

Është raportuar gjithashtu se Charles do ta ndalojë Harry-n nga kurorëzimi i tij nëse libri është kritik ndaj Queen Consort Camilla.“Është një gjë për Harry-n të sulmojë Çarlsin. Ai mund ta përballojë. Por, nëse Harry e detyron atë të zgjedhë. Nëse ai sulmon Camilla në librin e tij, nuk kam dyshim se do të zgjedhë Camilla-n,” tha një tjetër burim./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *