• |
ide | kryesore

Rritja e energjisë në nëntor/ Berisha: Preken 60% e qytetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, marty sali-berisha-edi-rama



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se nga vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit për fashën mbi 800 KW, prek 60% të qytetarëve shqiptarë. Ai shton se kjo do të godasë shtesën e mesme.

Berisha tha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se Edi Rama do të japë përgjigje për këtë vendim.

“PD garanton se nga kjo rritje do preken të paktën 60% e qytetarëve shqiptarë. Preket e tërë shtresa e mesme, goditet shtresa e mesme. Edi Rama do përgjigjet për këtë vendim në një kohë që udhëton vetë me dhjetëra milion euro charter”. Kështu u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Kriza energjitike/ BE jep 80 milionë euro për Shqipërinë 

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 kilovat.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë. Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”. Kështu thuhet në deklaratën e ERE.

Fasha e re do të prekë të gjitha familjet që harxhojnë më shumë se 800kwh energji elektrike në muaj. Paraprakisht përllogaritet që janë më shumë se 180 mijë familje që preken nga kjo fashë.



11 Comments

    1. VOTOJENI PRAPE PSIKOPATIN POPULL IDIOT MESJETAR

      Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us
      by Robert D. Hare

      Snakes in Suits: When Psychopaths Go to Work by Paul Babiak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *