• |
ide | kryesore

Dy vjet burg e 10 milionë euro gjobë: tërhiqen të gjitha akuzat në procësin e Neymar për mashtrim

-Instant, Sport
Neymar



Evitohet rreziku për Neymar, i cili gjatë gjyqit për korrupsion dhe mashtrim u lirua nga të gjitha akuzat. Procedimi i zhvilluar në gjykatën e Barcelonës, ka të bëjë me parregullsitë e pretenduara në lidhje me transferimin e lojtarit te Barça në vitin 2013. “Tërhiqen akuzat ndaj të gjithë të pandehurve dhe për të gjitha faktet” për të cilat ata akuzohen, ishin fjalët e prokurorit në seancën gjyqësore. Një fitore e bukur për yllin brazilian të futbollit, i cili në të kundërtën do të rrezikonte të vuante dy vjet burg dhe të paguante një gjobë prej dhjetë milionë eurosh.

Në vitin 2013 Neymar u transferua nga Santos te Barça për 57.1 milionë euro. Prej tyre, 40 shkuan për familjen e lojtarit dhe 40% e 17.1 milionëve të mbetur për DIS. E ishte kompania braziliane e investimeve DIS ajo që pretendoi se shifrat e deklaruara në atë kohë nga Barça ishin më të ulëta se ato reale. Për këtë arsye ajo paditi O’Ney së bashku me prindërit e tij. Nën akuzë edhe dy klubet dhe ish-presidentët Bartomeu dhe Rosell ( Barcelona) dhe Rodrigues (Santos).

Lexo më tej: Mashtruan financiarisht, Neymar thirret në gjyq në Barcelonë: kërkohen 5 vjet burg për brazilianin

“Negociatat janë bërë nga babai im, unë nuk kam marrë pjesë. Kam firmosur atë që më ka thënë”, deklaroi para gjyqit braziliani. Më pas ai përfundoi: “Kam pasur opsione nga shumë klube. Por ëndrra ime që në fëmijëri ka qenë gjithmonë të luaja për Barcelonën. Në momentin e fundit më duhej të vendosja mes Barçës dhe Real Madrid. E zemra ime zgjodhi Barcelonën”, deklaroi para Gjykatësit Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *