• |
ide | kryesore

Këlliçi “thumbon” Alimehmetin: Përballë Veliajt duhet një politikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
këlliçi

Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që hyn në procesin e primareve. Ai është gati të lërë mandatin e deputetit për të garuar përballë Velajt. Ambicien për të garuar në procesin e primareve brenda PD gjithashtu e ka shprehur edhe mjeku Ilir Alimehmeti, ish-deputeti Gert Bogdani dhe aktori Julian Deda.


Por a është një kandidaturë politike si e Këlliçit më e avantazhuar në Tiranë në raport me dikë nga shoqëria civile apo jo politikisht aktiv? Deputeti tha se një model si kryebashkiaku Veliaj, tërësisht politik, duhet të ketë përballë një figurë politike.


“Një model si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, që në fakt tentoi të hynte si pjesë e shoqërisë civile dhe u fut në PS, ne duhet t’i përballemi politikisht. Kjo është një betejë politike. Gjykoj se kushdo që pretendon se përballja me Veliajn nuk është politike, nuk është i sinqertë” – tha ai.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Log.” në ABC ai sqaroi pse e shpalli kandidaturën pikërisht 1 orë pas firmosjes së marrëveshjes PD-PL.

LEXO EDHE: Këlliçi: Do lë mandatin e deputetit, Veliaj i lehtë për t’u mundur

“Nuk ka lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes. Unë kërkova paradite që të shpallja kandidaturën. Për mos i paraprirë marrëveshjes, kam pritur me deklaratën gati për ta bërë deri sa mbaroi konferenca. Nuk ka lidhje” – tha ai.

Deputeti theksoi se ka padurim nga ana e tij për të rrëzuar Erion Veliajn në Tiranë. Vendimin për të kandiduar në bashkinë e Tiranës, tha se e mori në 10-ditëshin e fundit pas takimeve me demokratët.

“E kam ndarë mendjen dhe çështja e fundit që kam pasur problem është mandati. Unë kam derdhur shumë mund dhe djersë por gjykoj se ky është një moment historik për të rrëzuar një model që është krijuar me Erion Veliajn” – shtoi Këlliçi.

Vendimi i Këlliçit për të hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës erdhi 24 orë pasi Partia Demokratike hapi procesin e primareve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Emrat zyrtar të opozitës për këto 3 bashki pritet të zgjidhen brenda muajit nëntor. ©LAPSI.al


9 Comments

  1. Jo vella, perballe Veliaj duhet dikush qe frymezon per nje alternative ndryshe, nje alternative me te mire.

    Dhe Alimehmeti vetem me nje tek pulle debat tek Syri i QIMIT frymezon shume me teper se sa ty.

    Nderkohe ti edhe ate energji pozitive qe kishe fale punes tende te lavderueshme elektorale ne zgjedhjet e shkuara e konsumove duke u atashuar me te super-konsumuarin dhe te njollosurin, non grata Berishen.

    Veliaj nuk luftohet me nje Veliaj PD-ist. Me vjen keq, por e keni kuptuar totalisht gabim.

  2. O Kelliç kryeqytetasit duan nje njeri qe ti besojne, e jo nje politikan qe ata nuk i besojne. Mund te me thuash mua se perse duhet ta heq Velian abuzues me pushtetin e ta zevendesoj me nje qe i ka te gjitha parametrat per te abuzuar me pushtetin?

  3. Përtej zhurmës së dasmës së Berishës që martohet për herë të tretë me gruan e parë, ka një të vërtetë që duhet ta pranojmë të gjithë. Martesa e Berishës me Ilir Meta/Metaj, është natyrale, e vërtetë dhe strategjike për hallin që ka Sali Berisha dhe partneri i tij në këtë martesë.Kerrici i salihut shpreson,nje jevg brrake qe qelbet ere do udheheqe tironen

  4. Ky Kerrici i Berishes ta laje dhjete here gojen kur permend doktor Alimehmetin. Ky dhendri rilindas me nje dore ne bakllave dhe tjetren ne revani e quan veten politikan dhe harron qe bashkia kerkon intelektual te pergjegjshem dhe nga raca e politikaneve qe e kane masakruar kete vend.

    1. Ou, doli prapë Basha, “një dorë në bakllavë, tjetrën në revani”, e tha dikur në zgjedhje. Bakllavaja ishte ky, revania PS ja. Qënka shqetësuar kolona e 5 të Bashiste, dmth shtrigani Velia dhe luta ti Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.