• |
ide | kryesore

Një penallti në minutën e 100 trondit Vllazninë: Erzeni rikuperon dy gola e i rrëmben pikë në ‘Loro Boriçi’

-Instant, F1, Sport
Loro Boriçi



Befasia e shkaktuar në debutim me atë humbje që Vllaznia e konsideroi nënvleftësim, nuk paska qenë rastësi. Shkodranët janë befasuar nga Erzeni edhe në Loro Borici, në një 2-2 dramatik për javën e 10-ë të Superiores. Një rikuperim fantastik i shijakasve, që në disavantazhin e golave të Aralica dhe Mala, u përgjigjën me Nonato dhe Kahrimanoviç. Në fund vendosi penalltia e realizuar në minutën e 100’ të sfidës.

Kështu Erzeni vazhdon të ruajë vendin e dytë në renditje, teksa Vllaznia në të tretin me një pikë më pak. E megjithatë, Mirel Josa mundohet të mos krijojë polemika: “Nuk mund të thuash çështje fati, ishte një tensionim në minutat e fundit, se ndeshja mund të përfundonte edhe 2-1. Problemi ishte që topi u godit nga lojtari i Erzenit dhe ra në dorën e futbollistit tonë, nuk kemi çfarë të themi. Në fund të ndeshjes një herë e merr rezultatin, një herë e humb atë”.

FILOZOFIA E KAPLLANIT

Kjo është ndeshja e tretë në 10 javë që mbrojtja e Erzenit lejon prekjen e rrjetës. Por Kapllani megjithatë kapet fort pas një pike në një transfertë si ajo e Shkodrës: “Jam i kënaqur për dy gjëra – the tekniku i shijakasve -. Që skuadra luftoi, sakrifikoi, duroi dhe mori atë që i kishim vënë vetes si qëllim këtu në ‘Loro Boriçi’. Nuk erdha për t’u mbrojtur në Shkodër, erdha për të bërë lojën tonë e rezultate pozitive. Por ky është futbolli, ndaj është emocional dhe i bukur. Nuk është se vodhëm diçka këtu, morëm atë që meritonim”.

Erzeni vazhdon të jetë një realitet i bukur në Superiore dhe objektivat e skuadrës edhe mund të kenë ndryshuar, pavarësisht se askush nuk flet: “Mendojmë se është fillimi i fazës së dytë, ndeshja e parë e fazës – shtoi Kapllani -. Mendojmë se na pret një rrugëtim i gjatë dhe shumë i vështirë, shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Mendojmë që edhe këto ndeshje që na kanë mbetur deri te ndalesa të jemi me këtë moral dhe entuziazëm”.



2 Comments

    1. Prandaj del TironCica Demokratike kampion se vëllai i Edi Rames është më Sali Berishën.
      Hajde Rrotkari i vaksinuar hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *