• |
ide | kryesore

Rreth dy muaj qëndroi i fshehur në pyll, arrestohet vrasësi i fqinjit në Pogradec

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth dy muaj pas krimit, arrestohet autori i vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollari në Pogradec. Policia ka vënë në pranga shtetasin Fatmir Manellari mëngjesin e sotëm në Pogradec.

Burime pranë policisë së Pogradecit bëjnë me dije se vrasësi Fatmir Manellari kishte jetuar për gati dy muaj në pyll midis Lozhanit të Maliqit dhe Pogradecit. Burimet shtojnë se dy ditët e fundit ai është kthyer në banesë, ku është pikasur nga efektivët dhe është arrestuar.

Krimi i rëndë ndodhi më 7 shtator, kur 63-vjeçari Manellari i mori jetën bashkëfshatarit të tij me armë të ftohtë pas konflikteve të vazhdueshme mes të dyve, të cilat kishin lindur për një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65-vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *