• |
ide | kryesore

Video/ Veprimi i pakuptimtë teknik i Antony i tërbon të gjithë në Manchester: Neymar i del në mbrojtje

-Instant, Sport, Video
antony



Manchester United fitoi përballë Sherifit në Europa League, por më shumë se ndeshja vëmendjen e mori Antony. Braziliani, për shkak të një veorimi të pakuptimtë, tërboi trajnerin ten Hag dhe tifozët. E përvec tyre shkaktoi edhe kritika nga komentuesit dhe shtypi britanik. Neymar është i vetmi që i ka dalë në mbrojtje brazilianit në këtë rast.

Djajtë e Kuq, në Old Trafford, fituan 3-0 kundër Sherifit dhe ruajtën vendin e dytë në renditjen e Grupit E të Europa League. Pavarësisht suksesit nuk munguan kritikat. Ai që i zemëroi të gjithë ishte Antony. Braziliani, i cili mbërriti në Manchester në verë nga Ajax, ishte në fushë që nga minuta e parë, por performanca e tij befasoi negativisht. Veçanërisht në minutën e 37′, me sfidën ende 0-0, ai bëri një veprim që tërboi ten Hag dhe tifozët. Pasi mori një top në krah, braziliani i palëvizshëm në vend dhe me topin në këmbë, bëri një rrotullim 360 ° rreth vetes dy herë.

MBROJTJA E NEYMAR

Nuk është hera e parë që 22-vjeçari bën këtë lloj veprimi, e cila quhet “Spin” dhe është një nga të preferuarat e tij. Aftësi shpesh e dobishme, por që në atë moment nuk kishte kuptim, madje nuk shërbente për të shpërqendruar asnjë kundërshtar, përkundrazi. Antony e dërgoi edhe topin jashtë fushës. Trajneri e shikoi me mosbesimin dhe, në pjesën e parë, vendosi ta zëvendësonte. Nuk kanë munguar kritikat, shumë komentues e kanë quajtur “të turpshme”.

Por ka edhe nga ata që kanë vendosur të dalin hapur në mbrojtje të Antony. Neymar, i mësuar me kritika të vazhdueshme, ka vendosur të mbrojë publikisht shokun e tij të kombëtares. Ylli i PSG-së ka shpërndarë një video të lojës së 22-vjeçarit në rrjetet sociale dhe ka shkruar: “Vazhdo kështu, mos ndrysho asgjë! Provoje djalosh! Guxim dhe gëzim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *