• |
ide | kryesore

Autorët me “Audi” të zi/ Detaje të reja nga ekzekutimi në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
me



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Një person është ekzekutuar me kallashnikov. Viktima është një person i identifikuar si Briken Sanaj, 39 vjeç, nga Lezha. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kodra e Diellit.

Janë të paqarta rrethanat. Por, burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima po qëndronte në një nga rrugicat e zonës. Atij i është afruar një automjet tip “Audi” me ngjyrë të zezë.

Nga dritarja e mjetit është qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov. Për pasojë i riu nga Lezha ka ndërruar jetë në vend. Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë.

Një dëshmitar ka tentuar ta ndihmojë viktimën duke e çuar në spita, por ai nuk u ka mbijetuar plagëve. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Me pak fjale ky vend, sidomos Tiranastani, eshte kthyer ne nje hale te madhe, qe mban era…! Edhe e Djela nuk respektohet si dite pushimi! Vari kart!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *