• |
ide | kryesore

Video/ Union Berlin përmbys në fund Gladbach: Behrens e Doehki kthejnë kryeqytetasit përpara Bayern

-Instant, Sport, Video
Gladbach



E diela e javës së dymbëdhjetë të Bundesligës u hap me përmbysjen e jashtëzakonshme të Union Berlin. Kryeqytetasit mposhtën 2-1 Borussia Mönchengladbach. Goli i shënuar nga Gladbach në minutën e 33-të me Elvedin zhbllokoi sfidën. Pastaj berlinezët gjetën fillimisht golin e barazimit në minutën e 79-të me Behrens dhe, më pas, golin e fitores në shtesë me Doehki (97′). Formacioni i Fischer parakalon Bayern në renditje dhe rikthehet në krye të kampionatit me +1.

Në Stadion An der Alten Försterei erdhi një fitore fantastike për Union Berlin. Kundër Borussia Mönchengladbach përfundoi 2-1. Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe shtynë për të imponuar ritmin e tyre të lojës. Gladbach u mbyll në gjysmëfushën e tyre, edhe pse mundësia e parë reale ishte e tyre. Plea me goditje dënimi impenjoi Ronnoë, gjithësesi i vëmendshëm. Berlinezët u përgjigjen dhe në të 29′ gjetën avantazhin me Becker. Por arbitri u thirr nga VAR dhe e anuloi për prekje të topit me dorë. I menjëhershëm ishte reagimi i Gladbach. Elvedi ishte në vendin e duhur në kohën e duhur nga goditja e këndit dhe në minutën e 33-të me kokë i dha avantazhin skuadrë së Farke.

Në pjesën e dytë vendasit tentuan të gjenin golin e barazimit dhe ia dolën në të 79 me Behrens. Shtatë minuta më pas erdhi episodi kyç. Trimmel kaloi në avantazh ekipin e Fischer në minutën e 86-të. Por Osmers e anuloi për pozicion jashtë loje pas një konsultimi me VAR. Union nuk u dorëzua dhe gjetën golin e fitores në minutën e fundit të shtesës me Doekhi. Në bilbilin e trefishtë, Union Berlin mund të gëzohet pasi rikthehet për të zënë vendin e parë në renditje me 26 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *