• |
ide | kryesore

Përdh*nues serial në Athinë, 45-vjeçari dyshohet se fshihet në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Athinë



Autoritetet greke kanë mundur të zbardhin një seri përdh*nimesh të kryera gjatë muajve të fundit në kryeqytetin e vendit, Athinë. Sipas policisë greke, është identifikuar prej kamerave të sigurisë se autori është një shtetas shqiptar rreth 45 vjeç.

Mësohet se ai ka kryer të paktën 3 përdhunime, dhe një seri prej disa tentativash. Rasti i fundit ishte një javë më parë. Sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, Athinë.

Vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër. Ajo mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën dhe u largua me vrap duke kërkuar ndihmë. Autoritetet thanë se autori i dyshuar është ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja. Ai është Spartak Dyrmishi, 45 vjeç dhe banon me të ëmën e tij.

athinë

Autori i dyshuar është nga Vlora dhe ka kaluar për në Shqipëri në datën 27 tetor. Agjentë të armatosur kryen kontroll në banesën e tij, por nuk mundën ta gjejnë. Sipas informacioneve, atë e kanë lokalizuar dhe tani po zhvillohet operacioni për kapjen në Vlorë. Pas verifikimeve, rezultoi se ai është larguar për në Shqipëri pak orë përpara se të shpallej në kërkim.

Policia greke thotë se gjatë orëve në vazhdim do ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pritet publikimi i fotos dhe të dhënave të tij me qëllim raportimin prej viktimave të mundshme të rasteve të tjera të përdhunimeve ose të tentativave prej tij. Videoja tregon arratisjen e viktimës nga automjeti i saj, ndërsa po e kërcënonte me thikë. Ndërsa fotot tregojnë vendin ku u krye përdhunimi i fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *