• |
ide | kryesore

Përplasja/ Ç’po ndodh mes Ramës dhe Top Channel

-Instant, Arkiva, Të fundit



Shumëkush ka mbetur i çuditur këtë të dielë kur ka parë një twitter të kryeministrit i cili akuzonte një televizion kombëtar për përfitime të paligjshme. Sipas Ramës prej këtij ekrani dezinformohej për të ngritur njerëz kundër qeverisë. “700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”. “7 punonjës në ditë ikin nga policia”. ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme!– shkruhej në mesazhin e kryeministrit.

Nuk ishte e vështirë të kuptohej se përse bëhej fjalë. Njëri nga vetëm 3 TV-të kombëtare në vend për të cilin aludonte Rama, ishte Top Channel. Lapsi.al ka ndjekur edicionin e mbrëmjes të së dielës së këtij ekrani dhe kronikat e renditura njëra pas tjetrës trajtonin pikërisht ato tema për të cilat shqetësohej kryeministri: braktisjen masive të Shqipërisë, njerëz që nuk ishin sistemuar ende pasi tërmeti i prishi shtëpinë. Madje në një kronikë Top Channel argumentonte se nga vendi janë larguar mbi 700 mijë shqiptarë.

Pjesa kryesore e kronikave ishin kritike me qeverinë madje ishin mbledhur edhe vox pop-e nga studentët për një fjali të Ramës që ata që mbarojnë për mjekësi nuk do të kenë të drejtë të marrin diplomën pa kryer disa vite punë në vendin e tyre (fotot poshtë).

Ka disa ditë që televizioni më i madh në vend i ka shtuar shigjetimet ndaj qeverisë të cilën ai e mbështet prej 9 vitesh. Madje ndjekësit e tij të rregullt u surprizuan në 27 nëntor, kur u publikua indeksi i sundimit të ligjit sepse lajmi u shfaq me një titull aspak të zakonshëm për këtë media: “Shqipëria drejt autokracisë” (poshtë).  

Që pas largimit të ish drejtorit Sokol Balla që u përfshi në një konflikt me trashigimtaren e TCH, Lori Hoxha edicionet e lajmeve kanë pësuar një çekuilibrim duke shtuar notat kritike. Por ajo që bie gjithashtu në sy nuk është një afrim i kësaj mediaje me opozitën, Sepse aty vazhdon të transmetohen të paprekuara kronikat servis për Erion Veliajn (poshte). Pra nuk duket se ka një ndryshim në vijën editoriale, por një konflikt vetëm me Ramën.

Kjo e bëri kryeministrin të flasë së fundi për “kërkim favoresh” dhe disa ditë më parë për media që vënë gjoba.

Lexo me tej:

“Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel

Ideja se Top Channnel po i bën shantazh Ramës është përhapur gjërësisht edhe në mediat sociale. Por shumëkush për këtë sërish ka fajsuar kryeministrin për mënyrës se si i ka menaxhuar prej vitesh marëdhëniet me shtypin dhe TV-të. Pikërisht për këtë gazetari i BIRN Albania, Gjergj Erebara shkroi në Facebokkun e tij: “Po në rast se Rama nuk ka dhënë kurrë asnjëherë ndonjë favor të paligjshëm për “ekrane private kombëtare”, çudi si i shkon në mend këtyre ekraneve ta shantazhojnë. Në fund fare ky ka dhjetë vjet në pushtet. Do ta kishin marrë vesh prej kohësh që është i pashantazhueshëm!!!

Pra duket sheshit që mes televizionit më të madh në vend dhe kryeministrit më jetëgjatë në vend ka nisur një përplasje. TCH deri më tani nuk ka thënë ndonjë gjë që nuk dihej, vetëm ka vendosur të shohë ato që që deri pak ditë më parë bënte sikur nuk i dallonte.

A po e bën për shantazh sikurse thotë Rama? Edhe po të jetë kështu faji është sërish i atij që i ka mësuar mediat tu’a blejë mbështetjen me tendera dhe para publike.

©Lapsi.al



32 Comments

  1. Ueee…jjj! Me se fundi!

    Po he mo Bushat se kisha 2 dita qe po e prisja kete shkrim ketu.

    Sot s’e ndoqa, por dje titujt dhe lajmet e Topit ishin verem: tip Syri TV, por me me teper klas se QIM Peka.

    Po shume thate gjithsesi shkrimi, madje as shkrim nuk mund te quhet:

    “A e bën për shantazh sikurse thotë Rama? Edhe po të jetë kështu faji është sërisj(h) i atij që i ka mësuar mediat tua blejë mbështetjen me tendera dhe para publike.”

    Bushato kur policia kam nje prostitute dhe nje klient ne flagrance i rras ne burg te dy.

    Cudi qe ti

    1. Cudi qe ti… s’e shef kete, doja te thoja. Je i fiksuar me Ramen. Ai u be kryebashkiak, kryeminister. 3 mandate + 3 te tjera minimalisht… Ti ngele ketu me Lapsi.al. As nje emisonin tat nuk ke, imagjino!

      350K visits/month nder te cilat muajin e fundit 1k i ke vetem nga mua.

      E trishte 🙁

      1. Po ti o JORGO, s´ke pune tjeter edhe te dielave o ditezi te shfytezojne. Apo ti je nga ata vullnetaret qe veteofrohen per b….lepirje.
        Ik o bir, rri me familjen, dil nga bodrumi dhe merr ajer te paster. Cliroje veten.

        1. Une dy pune kam ne jete per momentin:

          1) te bej punen per te cilen paguhem

          2) te numeroj leket e pageses

          PS: nuk jemi ne bodrum. Jemi ne katet e fundit te njerave nga keto KULLAT…

          1. Nqs dhe puna që bën te kullat është e njëjta punë si kjo te Lapsi, para mund të bësh por nderin ia ke shitur edvinit, apo edvinit tjetër të rradhës.

          2. vllai me keto hidh e prit, je bere i peshtire. Mjaft se na cave K*** Ne krye te cdo diskutimi do shkruash ti apo ai psikopati i taksave..Shpresoj te mos jeni e njejta gje..

        2. Jorgos eshte ndonje nga me te besueshmit e Veliajt, qe mbron PS, por kur i thote Veliaj sulmon dhe Ramen.Me shume mundesi Bled Mane,sepse edhe ai te njejten gje ben. Edhe ne top channel ka gisht Veliaj, por e ben edhe per te shantazhuar e gjobvenje,sic ka bere me te gjithe paraardhesit e Rames

          1. Sigurisht qe i tille jam.

            PS: Interesant interpretimi yt. 😀 Love it. 😀

      2. Më duket se je lorenc vangjeli.

        Futja e personazheve vip, për të komentuar pro edvinit, është shenjë se edvini po e parashikon se është drejt fundit të tij politik, kështu që, nuk beson se komentet e idiotëve PATRONAZHISTË mund të kenë efikasitet, ndaj dhe ju ka futur ju, të arsimuarit, që keni aftësi, stil, por nuk keni gjënë kryesore: ARGUMENTIN.
        Dan Braun, në librin e tij Ferri, ka një dedikim në hyrje: “intelektualët që në momente krizash nuk mbajnë qëndrimin e duhur e kanë vendin në rrethin e nëntë të ferrit”

        1. “Vdekshi ju që shisni Shqipërinë”
          VFLP (Vdekje fashistëve, liri e popullit) thërrisnin komunistët dikur e fashistëve ” ju hëngren ate që nuk thuhet “, kurse popullin e robëruan shumë më egërsisht se sa fashistët
          Me këto parulla kriminale sundoi deri në fund të jetës diktatori kriminal Enver Hoxha.
          Me këto parulla krijoi “njeriun e ri” që cilido kishte mendim ndryshe nga ai, ishte tradhëtar dhe e kishte shitur Shqipërinë.
          Kjo mendësi e “njeriut të ri” enverist, se kush është kundër liderit është kundër Shqipërisë, akoma edhe pas 32 vitesh të ndrimit të atij sistemi kriminal, nuk po shqitet nga mendjet e skllavëruara të shqiptarëve.
          Shqipëria e shqiptarët do të futen në rrugën e demokracisë së vërtetë, vetëm kur të respektojnë mendimin e lirë e të mos kërkojnë vdekjen e atij që mendon ndtyshe.
          Sistemet diktatoriale të majta apo të fjathta lindin vetëm në ato shoqëri të pa emancipura kulturalisht, që atdheun e identifikojnë me fetishizmin e kultit të një individi, duke injoruar udhëheqjet kolegjiale.
          Kush kritikon Ramën, Metën apo Berishën e paskej shitur Shqipërinë e meriton vdekjen.
          Lideri “global”, lideri”patriot” apo lideri “historik”, në më të shumtën e rasteve të historisë së njerëzimit, janë shndruar në vrasës të popullit të tyre, armiq të kombit të tyre.

          1. Kur nuk ke ARGUMENT bën retorikë.
            Retorika bëhet prej teje për të mashtruar apo keqinterpretuar emrin që kam këtu te Lapsi, dhe jo me komentin që kam bërë për ty.

            Gjithçka ke shkruar në këtë koment të shkojnë më përshtat ty e edvinit se sa mua apo ndonjë komentuesi tjetër kundër edvinit.

        2. I je afruar shume me “Lorenc Vangjelin”.

          Po te jap 2 ndihma, por te mbeten midis nesh. Edhe nqs. e zbulon, mos e thuaj publikisht. Te lutem.

          Ndihma 1: Si quhen (ne njejes) vertebroret qe fluturojne? Jo gomari, o gomar… eshte me e thjeshte se kaq.

          Ndihma 2: I cilit qytetet eshte perroi i Tiranes?

          Bashko fjalen e pare me te dyten dhe nuk te del Lorenc Vangjeli, por identiteti im i vertete.

    2. Ja dhe Jorgo pall-kari (as gerk as shkipetar, por bastard), paguhet nga qeneria hajdute, per lehje per kocken qe I hedhin!

    3. Kellira ja fut rames . Sipas llogjikes se topit, kellira do ja ngope rames. Mesazhin e dha sorosi. Tani rama dihet ti bej geopen lali erit ose e hengri nga spaku qe ndertoi vete

  2. Tama keshtu punon dhe keshtu ka punuar gjithe kohen.
    Pothuaj te gjitha gazetaret kane marre pjesen sipas politikes dhe kane nderruar fleten sipas eres.
    Normale fare.

    1. Po ca propagande e qellimshme mor plak?!

      Po ti e shef si e shtron muhabetin Bushati, (a kush karin e ka shkrujt per Bushatin kete), apo jo?

      “A e bën për shantazh sikurse thotë Rama? Edhe po të jetë kështu faji është sërisj(h) i atij që i ka mësuar mediat tua blejë mbështetjen me tendera dhe para publike.”

      Po ky eshte ofendim ndaj logjikes mor plak!

      Kjo e Bushatit eshte media qe po i ben opozite Rames! Te kapish?!

      Rama keta i ha persegjalli! Sepse keta jane te gabuar qe ne pikenisje.

      PS: Dhe Bushati, ose me sakte kjo media e tij dhe e atij shokut tjeter, kur doli lajmi i Topit qe sulmonte Meten e nxorren brenda darkes. Per kete priten dy dite. Se Bushati rrezik eshte puci puci me Vjollcen. Rrezik po ja lu per emisionin politik te Kol Kycit qe i ka mbet bosh.

      Dhe shiko sa soft eshte Bushati ne kete rast.

      Po ke genjen o Bushat? Veten?

      Ne fund te dites reklama ndjek audiencen. Nqs. audienca te konsideron ty fallco nuk te shef. Easy as that.

      And that’s my fucking point.

          1. Si sipershruari si poshte shkruari, po palle kari je! Travestit rilindje!

          2. Po sigurisht, RIlindja i ka mbeshtetesit ne te gjitha llojet e formave.

            Perfshi edhe si transvestite. Mire per te.

            Diversifikimi eshte force.

  3. Me kujtohet Frangaj qe rrinte gati tu para Saliut mgjse ky e plasi ne burg sepse u be ndertues nga botues.
    Njelloj jane.

    1. Lufta brenda llojit është i gjithë problemi.Kane filluar të ndahen hesapet kush t’ja futi kushit si gjithmonë.

  4. Kujt po plas tronlli ke lajmet me politik ose me krime or taj.Emisjonet qi kon pjeshka t mira jon njishi.Ta ngrefin krejt humorin ,kurse lajmet ene politika ta shkrefin humorin.respekte

  5. “Berisha zgjodhi Olldashin që në çdo kohë mund të largonte. Berisha e vuri kur i duhej dhe e hoqi kur i duhej. Berisha ka eliminuar të gjithë rivalët brenda partisë së tij. Ajo parti ka pasur 331 themelues dhe sot në atë parti është vetëm 1 dhe janë eleminuar 330 të tjerë. I eliminoi Berisha me kohën. Nuk po them që i eliminoi të gjithë fizikisht, por duke i larguar nga partia.
    Lapsi kerkon nga tch qe te behet nje tv si syri i qimit,akoma nuk e keni kuptuar qe tch eshte tv qe nuk e rruan bythen per asnje nga keto politikane,tch nuk do behet kurre tv klan,syri,ora,24,etj,vetem emisionet investigative qe ka dhene tch mjafton per te kuptuar qe ky tv eshte profesional,tch nuk do beje ate qe klan tvsh e te tjerat me rradhe ben per 8vjet te salih metaj berisha ne pushtet dhe vazhdojne sot e kesaj dite te nxjerrin salih metaj ne tv per 24 ore

  6. pse jane civilizu komentet ketu???? ca po ndodh???? Mire eshte PD ??? Pikerisht ? Tani qe duhet te ishte ashprsu klima???

    1. Pse te rren menja se me komente te pacivilizuar e me fytyra si Belindi, Dash Sula,Tritani, Evi Kokolari apo Mziu i Kamzes do fitoje ndonjehere PD? Po patjeter qe fitohet vetem me fytyra te reja, si Grida Duma,Gert Bogdani e me prurje te reja si dhee me fushate civilizuese e jo te bertasin nga mjesi ne darke Poshtu komunizmi

      1. I vetmi aleat i formacionit të ri opozitar, të paktën më 12 nëntor ku ata kanë shpallur protstën para kryeministrisë është gazi lotsjellës që mund të hedhë policia nëse do të ketë veprime të dhunshme. Për të shtyrë më pas edhe dy muaj të tjera me historinë e gazit, në konferenca shtypi e panele.

  7. Gjirokastritet thone : Shtepi mut,e prag hale…….Kjo perfshin,fjalen e kryeministrit te shkruar ne rrjete sociale,dhe gjithe komentuesit,bashke me komentet e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *