• |
ide | kryesore

Pronat te “Rana e hedhun”/ Në qeli vetëm ish-kryebashkiaku, të tjerët arratisen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rana e Hedhun



Policia e Lezhës ka dhënë informacion në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër për çështjen e tjetërsimit të pronave te zona e “Rana e Hedhun”. Aktualisht i vetmi person që ndodhet në qeli është ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Ndërkohë që të tjerët, thekson policia, janë arratisur. Tashmë pritet shpallja e tyre në kërkim ndërkombëtar pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë arratisur jashtë vendit.

“Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Rana e Hedhun në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve .I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetem ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej 2 ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar. Nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me 3 vite burg. Ai u akuzua për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave. Me 3 vite burg u dënua edhe ish-kryetari i Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka. Gjykata e Apelit gjeti fajtorë edhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë shtetërore ranishte. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *