• |
ide | kryesore

Taylor Swift konfirmon turneun ‘Midnights’

-Instant, Paparazzi, Slider



Taylor Swift ka folur së fundmi për albumin e saj të ri, Midnights.

Gjatë emisionit të “The Graham Norton Show” , këngëtarja “Bejeweled”, zbuloi se do të zhvillojë së shpejti turneun, ‘Midnights’. “Ne do e bëjmë së shpejti . Kjo do të ndodhë,” tha Swift kur u pyet nga prezantuesi Graham Norton.” Fituesja e Grammy tha gjithashtu se është “e emocionuar” nga reagimi i fansave pas publikimit.

“Por unë mendoj se është pak akuzuese kur njerëzit thonë se kam thyer Spotify,” bëri shaka artistja duke thyer rekordin për albumin më të transmetuar brenda një dite. “Ishin fansat e mi të mrekullueshëm që thyen Spotify!”.

Ndonëse kantautorja shprehu mirënjohje për fansat e saj, ajo tregoi se si ri-regjistrimi i katalogut të saj ishte diçka “thellësisht personale” për të. Ajo humbi të drejtat për muzikën e saj kur ndërroi kompani diskografike. “Unë jam mirënjohëse për radiostacionet në të gjithë SHBA-në që po të luajnë vetëm versionet e mia të reja. ” u shpreh  Swift. “Është diçka për të cilën më intereson, por nuk pres që njerëzit e tjerë të kujdesen për të.”

albumin e saj të 10-të në studio, Taylor e cila bashkëpunoi me Jack Antonoff, Lana Del Rey dhe të dashurin Joe Alwyn flet për dashurinë, hakmarrjen dhe imazhin publik. Ajo ka publikuar tashmë videoklipet për “Anti-Hero” dhe “Bejeweled”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/25/albumi-i-taylor-swift-me-i-shituri-per-vitin-2022/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *