• |
ide | kryesore

Aksidenti me 4 viktima në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën në një aksident mbrëmjen e së dielës në Itali janë identifikuar. Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për 22-vjeçaren Shane Hyseni dhe djalin e saj 2-vjeçar Mattias Hyseni si dhe për motrën dhe vëllain e saj, 8-vjeçaren Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni. Të katërt banonin në Reggio Emilia. Ndërkohë, shoferi i automjetit, bashkëshorti i Shane Hysenit, mbeti i plagosur rëndë dhe momentalisht ndodhet në terapi intensive.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida. Drejtuesi i makinës tip “Fiat Stilo”, ishte nisur në drejtim të Sant’Ilario. Ai humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi. Policia po heton shkaqet e aksidentit, por sipas të dhënave paraprake mësohet se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *