• |
ide | kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para SPAK: Ne nuk do të tërhiqemi

-Instant, Lajme, Të fundit
aleanca per teatrin,edmond budina



Aleanca për Mbrojtje e Teatrit ka protestuar sërish para SPAK-ut këtë të hënë. Përfaqësuesit e Aleancës kanë kërkuar përgjigje për kallëzimet e bëra mbi godinën e Tetarit Kombëtar. Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se Aleanca kërkon zbatimin e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, kërkohet dënimi i zyrtarëve të lartë të përfshirë në shembjen e paligjshme të teatrit si dhe ndalimi i projektit të ri.

Fjala e Kalaja-s

“Jemi dëshmitarë që pas kallëzimit të parë ne kemi ardhur 32 herë. Në të 32 herët kemi kallëzuar të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kanë firmosur jo vetëm lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, por edhe në lidhje me projektin korruptiv të teatrit të ri. Ne edhe sot depozituam një shkresë. Ajo është pothuajse e njëjtë me shkresën e fundit, një fletë të bardhë deri sa SPAK-u të marrë hapin që duhet të marrë sipas dispozitave ligjore. Të dërgojë dosjen në gjykatë dhe të dërgojë përpara ligjit të gjithë personat e përfshirë dhe të ndalojë ndërtimin e projektit për teatrin e ri. Nuk do rreshtim derisa sa gjykata të kërkojë sekuestron preventive. Jo vetëm të truallit, por dhe projektit korruptiv të Bjarke Ingles. Nuk do të ketë teatër të ri për sa kohë nuk është ekzekutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe për sa kohë SPAK vijon hetimin për zbatimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne vazhdojmë ta deklarojmë, në sheshin e teatrit do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte”

Ndërkohë, regjisori Edmond Budina u shpreh  se nuk do të dorëzohen, por do të kërkojnë drejtësi deri në fund.

Ai përmendi edhe fluturimet e kryeministrit, Edi Rama me charter. Sipas tij, këto tregues faktojnë se drejtësia në Shqipëri nuk funksionon siç duhet.

“Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund. Paligjshmëria e mafies së këtij vendi është e dukshme në çdo gjë. Shtoi edhe udhëtimet me charter, inceneratorët dhe të gjitha abuzimet, tregon se drejtësia nuk funksionon. Ne nuk do tërhiqemi pavarësisht provokimeve dhe kërcënimeve. Në teatrin do ta çojmë aty ku ishte siç ishte”, tha Budina



1 Comment

  1. Fjalet jane force kur flet me nje te mençur , ato behen boshe kur flet me nje idiot .
    Ne rastin e dyte fjalet duhen zevendesuar me forcen .
    Vetem forca e popullit do te bente qe teatri te ndertohej atje ku ishte e ashtu siç ishte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *