• |
ide | kryesore

Detaje/ Ç’po ndodh me hetimet për eliminimin te “Kodra e Diellit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
hetimet



Kanë qenë intensive hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi 24 orë më parë në “Kodrën e diellit”, një nga zonat më të mbrojtura të Tiranës. Aty u eliminua nga persona ende të panjohur 39-vjeçari nga Lezha, Briken Sanaj.

Burime të lapsi.al thanë se hetuesit kanë mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Synimi është që të identifikohen autorët e vrasjes së ngjashme me një krim mafioz. Ndryshe nga sa u tha një ditë me parë se viktima u qëllua nga një makinë, mësohet se autorët kanë qenë në këmbë.

Mesa duket ata e kanë studiuar edhe më parë zonën. 39-vjeçarin sapo ishte kthyer në banesë pasi kishte qenë në një dasmë. Mësohet se Sanaj ka parkuar makinën në garazh dhe ka dalë në trotuar. Autorët e kanë ndjekur në këmbë dhe dyshohet me maska.

Pasi e kanë qëlluar disa herë ata janë larguar me vrap. 3 plumba e kanë kapur Sanajn në kokë. Më pas autorët kanë kaluar në një kodër për të dalë jashtë rrethimit të zonës rezidenciale. Aty po i priste një makinë tip “Benz” që u gjet e djegur pak më vonë në zonën e Kodër Kasharit.

Policia ka sekuestruar disa gëzhoja në vendin e ngjarjes. Sanaj ishte një emër i njohur për policinë. Pavarësisht se rezulton me disa emra ai ka qenë i dyshuar për një plagosje. Ndaj, dhe hakmarrja është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ky me disa emra qeka ne rregull, jeton dhe ne zone te ruajtur mire.
    A ju shpelafte muti!
    Adhji vjelliu ha mut ariu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *