• |
ide | kryesore

Inter nuk e beson dot, dëmtohet përsëri Lukaku: belgu humbet Juventus e ndoshta edhe Botërorin

-Instant, Sport
Lukaku



Nuk ka paqe për Romelu Lukaku. Sulmuesi belg sapo ishte kthyer nga dëmtimi në përkulësit e kofshës së majtë dhe tani është i detyruar të ndalet përsëri. Një lodhje muskulare në bicepsin femoral të së njëjtës kofshë ka bërë që sulmuesi të dorëzohet. Simone Inzaghi nuk do ta ketë belgun për ndeshjen kundër Bayern Mynih. E sigurtë madje edhe mungesa e Lukaku kundër Juventus. Interi bën të ditur se gjendja e Lukaku do të rivlerësohet brenda pak ditësh. Ekziston një mundësi konkrete që pjesa e parë e sezonit të ketë përfunduar tashmë për të.

Rikthimi te zikaltrit deri më tani ka qenë një zhgënjim për Big Rom. Vetëm pesë paraqitje, katër në Serie A dhe një në Champions League, kundër Viktoria Plzen, ku gjeti golin pas dy muajsh mungesë. E të mendosh se fillimi i sezonit përkoi me një gol ndaj Lecce në javën e pare. Pas ndeshjes me Lazio erdhi edhe problemi me përkulësit që e mbajti jashtë 60 ditë për 12 ndeshje të humbura në total.

Lexo më tej: Daily Mail ‘shkatërron’ Lukakun: “Muskuj të brishtë si gjalpi”

Me rikthimin me gol në Champions League dhe 22 minuta të tjera kundër Sampdorias, Inzaghi mendoi se kishte gjetur referencën e tij sulmuese. Idea e teknikut ishte aktivizimi me Bayern Mynih për ta bërë gati si titullar në derbin e Italisë kundër Juventusit. Asgjë nga këto. Do t’i mbetet ende Lautaro Martinez, Dzeko dhe Correa që të tërheqin sulmin e Inter. Duke shpresuar që nga janari e në vazhdim Lukaku të kthehet protagonist.

BELGJIKA

E shqetësuar është edhe Belgjika, një ndalesë e tillë një muaj para Kupës së Botës nuk premton mirë. Tekni9ku Martinez sigurisht do të presë lajmet nga qartësimet mjekësore, por situata nuk duket aspak pozitive dhe tekniku i Djajve të Kuq ndoshta duhet të fillojë të mendojë për një turne pa Lukaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *