• |
ide | kryesore

Messi sposton PSG e Barcelonën, argjentinasi e ka zgjedhur tashmë destinacionin e ri

-Instant, Sport
messi



Lionel Messi sposton PSG dhe Barcelonën nga e ardhmja e tij. Kontrata e argjentinasit me klubin francez skadon në vitin 2023 dhe Pleshti tashmë ka zgjedhur destinacionin e ri. 7-herë Topi i Artë nuk do të qëndrojë në Francë dhe nuk do të fluturojë as për në Spanjë. Zgjedhja e tij është jashtë Europës. Një e ardhme në SHBA për sulmuesin që do të zbarkojë në MLS. Ose të paktën, sipas The Athletic, që raporton se Lionel Messi do të bashkohet me Inter Miami.

35-vjeçari u largua nga Barcelona në vitin 2020 për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare në Parc des Princes. Pas një sezoni të vështirë debutues në futbollin francez, me vetëm gjashtë gola në Ligue 1, Messi ka rifituar formën e tij. Por kontrata me klubin parizian do të skadojë në qershor 2023. Zërat për të ardhmen e tij vazhdojnë të rriten. Nëse nga njëra anë flitet për rinovimin me Paris Saint-Germain, nga ana tjetër flitet për rikthimin te Barcelona. Por ka edhe një opsion të tretë: argjentinasi mund të zgjedhë të lëvizë diku tjetër.

DESTINACIONI I RI

E duket se ky opsion i tretë është shumë i kuotuar për Leon. Inter Miami, duket se është në pole position. Athletic thotë se skuadra e MLS është gjithnjë e më e sigurt për marrëveshjen me Messi. Gazetari David Ornstein pohon se bashkëpronarët tashmë po i zhvillojnë negociatat në fshehtësi: “Jorge dhe Jose Mas – vëllezërit bashkëpronarë të Inter Miami së bashku me Beckham – po kryejnë negociatat. E tashmë ka pasur takime të shumta me babain e yllit, Jorge”.

Lexo më tej: “Statuja e Lionel Messi jashtë Camp Nou”: Laporta po i provon të gjitha, për të rikthyer argjentinasin te Barcelona

Në realitet, Messi dhe përfaqësuesit e tij nuk mund të diskutojnë negociata kontraktuale deri pas Kupës së Botës. Nga janari, argjentinasi do të hyjë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes me PSG-në. Vetëm atëherë do të ketë mundësinë të nënshkruajë një parakontratë me një klub të huaj. Nëse klubi nga Florida ka sukses, do të spostojë PSG-në dhe Barcelonën. Messi do të bëhej një nga blerjet e profilit më të lartë në historinë e MLS. Miami, ndër të tjera, është një “burim tërheqës për familjen e Messi”, sepse sulmuesi ka tashmë një pronë në qytet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *