• |
ide | kryesore

Meta: Mbrëmja e 14 majit do të jetë festë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se ka ardhur koha për të ridimensionuar të gjithë politikën në vend.

Ish-presidenti gjatë një interviste për Top News, theksoi gjithashtu se marrëveshja me PD-në për zgjedhjet vendore nuk është përjashtuese për askënd.

“Primaret janë një nga risitë më të mira, por ky proces duhet të përfundojë sa më parë. Kjo pasi pushteti vendor kontrollohet plotësisht nga PS dhe kush bën opozitë në qytete pastaj. Nuk kemi hyrë në detaje për ndarje bashkish pasi për Partinë e Lirisë është primar interesi i vendit, vendosja e pluralizmit politik në nivelin vendor dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të parakohshme. Vendi është në një rënie të lirë drejt humnerës. Për sa i përket ambicieve të PL-së, në ketmi qenë të hapur për diskutime. Marrëveshja është e qartë. Atje ku është PD në nuk ndërhyjmë, atje ku ka hapsirë për PL-në… Nuk besoj se marrëveshja është përjashtuese për askënd. Të gjithë të vendosin si interes primar fitoren në zgjedhje”, u shpreh Meta.

Meta shtoi se 14 maji, data e zgjedhjeve lokale, do të jetë një ditë feste për shqiptarët, duke e quajtur një festë të demokracisë.

“Opozita ka për detyrë të protestojë, të japë alternativa, të bëjë iniciativa në Parlament siç kemi bërë për liberalizimin e Energjisë Fotovoltaike, apo për taksën e qarkullimit të karburantit. Tani kemi dhe një datë për zgjedhjet, 14 maj, dhe unë e kam shumë të qartë se si do të jetë ajo datë. Mbrëmja e 14 majit, do të jetë një festë e demokracisë!”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *