• |
ide | kryesore

Nafta bie në bursa/ Bordi shqiptar “harron” të mblidhet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
nafta



Ishte 12 tetor kur i ashtuquajturi “Bordi i Transparencës” u mblodh për herë të fundit për të përcaktuar çmimet e naftës, benzinës dhe gazit të lëngshëm për automjetet. Atë pasdite u shpallën nafta 240 lekë të reja për litër (me pakicë), benzina 203 lekë/litri dhe gazi 78 lekë për litër.

4 ditë përpara se të mbahej kjo mbledhje çmimet e karburanteve (sidomos nafta 245 lekë/litri) kishin prekur çmime mjaft të larta. Në atë mbledhje u bë një “korrigjim” i vogël.

Që nga ajo e mërkurë… heshtje. Edhe pse kanë kaluar 20 ditë çmimet e bordit janë “gozhduar” në të gjitha tabelat e karburanteve dhe nuk lëvizin më. Në çdo njoftim Bordi i Transparencës nënvizon se vendimet e tij janë të lidhura me bursën Platss.

Të gjithë e dimë që çmimet në bursa janë mjaft të luhatshme dhe ka pak gjasa që në këtë situatë ato të kenë mbetur të konstante. Nga një vëzhgim i bërë nga lapsi.al shihet se çmimet kanë rënë të paktën 15%. Kështu bursa e Teksasit shënoi këtë ditë të fundit të tetorit çmimin 86 dollarë për fuçi për naftën bruto.


Ndërsa në bursën e Londrës llogaritet në 94.8 dollarë për fuçi.

Gjatë këtyre 20 ditëve bordet e ngjashme në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë kanë ulur çmimet e karburanteve. Çmimi u ul të paktën 2 herë në 5 ditë në Maqedoninë e veriut (Lexo këtu).

Edhe Kosova uli gjithashtu çmimin e karburanteve (lexo këtu).

Vetëm në Shqipëri kanë “harruar” të mblidhen. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *