• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Java nis e kthjellët e temperaturat janë në rritje

-Instant, Lajme, Të fundit
parashikimi i motit, diell, kthjellime



Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin shqiptar. Në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave. Ato do të jenë më të theksuara në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes. Por do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinentit Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në Juglindje të kontinentit. Ndërsa gadishulli Skandinav dhe ishujt Britanik do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore të Kosovës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të ketë shpeshtim të përkohshëm të vranësirave por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV prej disa ditësh vijonë të jetë në mbizotërimin e kushteve të mira. Temperaturat do të jenë të larta. Ndërsa pasditja pritet të sjellë kalime të pakta në të gjithë territorin e MV.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *