• |
ide | kryesore

Video/ Pioli-Milan, së bashku deri në 2025: zyrtar rinovimi, me 500 mijë euro plus në sezon

-Instant, Sport, Video
Pioli



Stefano Pioli dhe Milan do të vazhdojnë së bashku, me një kontratë të re e me një pagë adekuate me rritje. Humbja në Torino nuk i prishi planet e shoqërisë kuqezi. Pavarësisht një dite delikate pas humbjes ndaj granatave dhe dy ditë larg sfidës vendimtare në Champions, lëvizja është bërë. Drejtuesit e klubit kanë thirrur trajnerin për të nënshkruar marrëveshjen e re. Një formalitet duke qenë se marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh, por tashmë është zyrtarizuar.

Trajneri emilian, i cili mori Milanin në vjeshtën e 2019, do t’i paguhet një përmirësim ekonomik. Paga e Piolit do të shkojë nga 3 milionë euro neto në sezon, në 3.5 për sezonet e ardhshme.

Pioli ishte autori i titullit të fituar nga Milan sezonin e kaluar. E që kur u ul në pankinën e kuqezinjve, skuadra kuqezi udhëton praktikisht me 2 pikë për ndeshje. E të mendosh që në fillim u mendua edhe shkarkimi i tij, me zërat për ardhjen e Rangnick pas luhatjeve të rezultateve.

KOMUNIKATA

AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Stefano Piolit deri më 30 qershor 2025. Pasi kanë ndërmarrë një rrugë të virtytshme, duke kulmuar me fitoren e Kampionatit 2021/2022, Milani dhe Stefano do të vazhdojnë së bashku një projekt ambicioz që pasqyron vlerat dhe historia e klubit.

Pioli më pas foli në kanalet sociale të Milanit: “Nënshkrimi i rinovimit është gjithmonë shumë emocionues. Falënderoj klubin për këtë mundësi dhe për kohën e kontratës së re. Kjo, nëse është e mundur, më jep edhe më shumë motivim. Jam gati të bëj mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *