• |
ide | kryesore

“Po fola më dënojnë 6 muaj”: video e publikuar nga Lazio ndez më keq polemikat për kartonin e verdhë të Milinkovic

-Instant, Sport, Video
milinkovic



Nuk zbuten polemikat për arbitrimin e Manganiello, protagonist i disa vendimeve të dyshimta gjatë ndeshjes Lazio-Salernitana. Për të zemëruar bardhekaltrit ka shërbyer sidomos verdha e tundur nga arbitri kundër Sergej Milinkovic Savic. Një penalitet i rëndë që do ta detyrojë serbin të humbasë derbin e shumëpritur kundër Romës të dielën. Pas fjalëve të Sarrit në konferencë, ka mbërritur një goditje e re përmes rrjeteve sociale nga klubi kryeqytetas

Kartoni i verdhë do të detyrojë Milinkovic Savic të humbasë derbin ndaj Romës. E kjo nuk është kapërcyer nga Lazio. Arbitri Manganiello e sanksionoi serbin për një ndërhyrje ndaj mbrojtësit të Salernitana, Bronn. Por moviolistët e gazetat e kanë cilësuar vendimin e arbitrit si të gabuar. Ky karton i verdhë vazhdon të krijojë debat. Sarri në konferencë për shtyp tha “nëse flas më dënojnë 6 muaj”. Ndërsa ka ndezur më keq situatën një video e publikuar nga Lazio në rrjetet sociale.

Në videon në fjalë, Lazio tregon ndërhyrjen që i kushtoi mesfushorit serb kartonin. E krahason atë me një faull në pjesën e parë nga Bradaric ndaj Lazzari, i pa sanksionuar as me faull nga arbitri. Dinamika e dy faulleve të supozuara është shumë e ngjashme, por pasojat janë shumë të ndryshme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *