• |
ide | kryesore

Policia aksion në Vlorë, rrethohet pallati!

-Instant, Arkiva, Lajme



Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e vona të mbrëmjes, ku ka kontrolluar në një pallat pranë shtëpisë së oficerëve.

Raportohet se kërkimet janë bërë për një person në kërkim, por nuk dihet ende se për kë bëhet fjalë pasi nuk ka asnjë informacion.

Kontrollet janë bërë kryesisht në katin e pestë të një pallati.

Në ndihmë të policisë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse, me qëllim hapjen e një porte.

Nuk ka ende detaje në lidhje me këtë operacion policor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *