• |
ide | kryesore

Primaret në PD, ish-kryetari i Kavajës konfirmon kandidimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja shpall kandidaturën për Bashkinë e Kavajës dhe përfshihet në procesin e primareve. Kandidaturën e tij, Sakja ka vendosur që ta shpallë me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se është frymëzuar pas takimeve që kishte me qytetarët e Kavajës. Sakja ka bërë edhe premtimet e para duke thënë se do të punojë që të rikthehet sipas tij demokracia në pushtetin lokal.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Bashkisë së madhe Kavajë,

Pas konsultimeve e takimeve me Ju, që më mbështesni e më frymëzoni, vendosa të shpall kandidaturën time për postin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë.

“Të ecim përpara e me guxim drejt fitores sonë të pandalshme!”

Askush nga ne nuk mund ta durojë më këtë bllokim të demokracisë si të ngecur në një trafik që nuk lëviz më nga kapaciteti i ulët qeverisës, nga babëzia e madhe e qeveritarëve për të marrë gjithçka për vehten dhe një grup të vogël oligarkësh që i rrethon.

Zgjedhjet konkuruese prodhojne demokraci.

E gjithë jeta është përpjekje për të realizuar një qëllim, e vetmja zgjedhje që ne mund të bëjmë është të zgjedhim qëllimin e drejtë.

Në 14 maj 2023 ne, populli i Kavajës e kemi zgjedhur qëllimin tonë: ne do të rikthejmë demokracinë në pushtetin lokal.

Ne do të rivendosim marrëdhënien e drejtë me çdo qytetar e grup interesi e do t’i marrin vendimet vetëm nëpërmjet konsultimit të gjerë me qytetarët dhe në interesin e tyre publik.

Të guxosh të konkurosh për t’ju përfaqësuar Ju , interesat tuaja, shpirtin tuaj demokratik është për mua një detyrim dhe një mision njëkohësisht i cili nis sot dhe do të përfundojë me 14 maj me fitoren tuaj të Bashkisë Kavajë.

Sepse ne së nashku kemi guximin, kemi energjinë pozitive, kemi dashurinë për qytetin, kemi eksperiencën, ndaj do të kemi edhe FITOREN!

Skuadra jonë e madhe; bashkimi i gjithe qytetareve te Kavajes, motra e vëllezër në shpirt , si dhe besa që i kemi dhënë historisë e njëri- tjetrit për çuarjen përpara të vlerave të demokracisë dhe ripërtëritjen e qytetit nuk mund të njohë tjetër, veçse FITORE!

Ajo i do guximtarët!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *