• |
ide | kryesore

Si ndikon pasqyra në dhomë në marrëdhëniet intime në çift

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
intime



Mania e akteve intime para pasqyrës është e shfrenuar. Për 72% të italianëve, ta bësh para pasqyrës është një përvojë që nuk duhet humbur. Me pak fjalë, tani është bërë një modë e vërtetë.

“Ta bësh para pasqyrës është si një lloj tërbimi. Vetëm të shtunën e kaluar ne montuam pasqyrën e pestë gjigante në dhomën e gjumit, e cila tani është pothuajse e gjitha e mbuluar në pasqyra”, – shprehej kështu një çift në forumet e diskutimit online.

Një copë xhami mund të kthehet lehtësisht në një instrument kënaqësie. Nga ana tjetër, në shtëpitë e lashta publike pasqyrat zbukuronin dhomat dhe shumë shpesh mbulonin muret e të gjitha korridoreve.

Në fakt, edhe sipas seksologëve, duket se akti shijon më shumë falë imazheve të pasqyruara. Kjo, sepse të kërkosh veten në pasqyrë ndërsa bën dashuri është një afrodiziak i fuqishëm. Veçanërisht për burrat. Në fakt, shikimi është shtylla kryesore e seksualitetit të tyre. Është si një lloj stimulimi dhe imazhet bëhen një trampolinë drejt kënaqësisë së madhe.

Pozicioni i pasqyrës është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse zgjidhni një pozicion frontal, do të keni një pamje të qartë të përshtatshme për çiftin. Vendosja e pasqyrës në tavan garanton qasje më të butë dhe më misterioze.

Shumë shpesh është partneri ai që dëshiron ta zbatojë këtë fantazi dhe më pas të marrë iniciativën. Dyshimet, kurioziteteti, sikleti, gratë reagojnë në mënyra të ndryshme.

Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni dëshirat tuaja dhe të mos veproni vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Intimiteti gjithmonë duhet të jetë një moment i shkëmbimit të vetëdijshëm dhe të ndërsjellë. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *